Çdo përdorues i iPhone duhet të shkojë te Settings dhe të kontrollojë përditësimin më të fundit të iOS. Apple ka lançuar disa ‘updates’ që sipas kompanisë janë tejet të rekomandueshme.
“Settings > General > Software Updates”, hapat që duhet të ndiqni.
“Sigurohu të instalosh versionin 18.2.1 të iOS”, është paralajmërimi i kompanisë për çdo përdorues, në telefon ose kompjuter të kësaj marke. Sipas Apple, ky updatim mundëson një ‘korrigjim’ të disa problemeve në sistem. Ende nuk dihet se për çfarë saktësisht bëhet fjalë, por rekomandohet që të shkarkohet sa më shpejt.
Po ashtu sugjerohet që përditësimin ta bëni automatik, në mënyrë që të mos detyroheni të kontrolloni herë pas here për opsionet e reja. “Automatic Update” mund të vihet në punë gjatë natës, gjë që nuk do ju krijojë bezdisje. Pas zgjimit, do keni gati çdo përditësim!
Mësohet se version më i fundit i iOS ka të integruar më shumë opsione të Inteligjencës Artificiale, që kanë të bëjnë qoftë me ChatGPT apo editimin e fotove. Duhet theksuar se versionet më të fundit nuk mundësohen për çdo pajisje.
/tvklan.al