Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant pas disa muajsh përplasjesh mbi politikën e brendshme dhe luftën në Gaza. Në një deklaratë të martën në mbrëmje, Netanyahu tha se shkak për këtë vendim është bërë mungesa e besimit.

“Në luftë, më shumë se kurrë, nevojitet besim i plotë mes kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes. Fatkeqësisht, megjithëse në muajt e parë të fushatës kishte besim të tillë dhe punë shumë të frytshme, gjatë muajve të fundit, ky besim, mes meje dhe ministrit të Mbrojtjes, u thye”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Gallant, i cili tha se shkarkimi i tij ishte rezultat i një mosmarrëveshjeje për tre çështje: shërbimi ushtarak, braktisjen e pengjeve në Gaza dhe nevojën për një hetim zyrtar për sulmin e Hamasit më 7 tetor.

Ndërkohë zyra e kryeministrit Netanjahu njoftoi se Israel Katz, aktualisht ministër i Jashtëm, do të marrë postin e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa Gideon Sa’ar do të zëvendësojë Katz si ministër i Jashtëm.

Shkarkimi i Gallant shkaktoi revoltë tek qytetarët izraelitë, të cilët mbushën sërish sheshet kryesore të vendit dhe duke protestuar kundër politikave të ndjekura nga Netanjahu.

Tv Klan