Nis faza e dytë e negociatave mes Izraelit dhe Hamasit. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Hamasit Abdoul-Latif al-Qanou për Hareetz.
Ndërsa zyra e shtypit e kryeministrit izraelit i cili ndodhet në SHBA, bën të ditur se një grup negociator do të niset në ditët në vijim në Katar për diskutimet mbi armëpushimin më të plotë, sikurse ishte i parashikuar nga faza e dytë e marrëveshjes me Hamas.
Ndërkohë, klima në Lindjen e Mesme është tensionuar sërish, pas vrasjes së dy ushtarëve izraelite mëngjesin e së martës në një postobllok në CisJordani.
Në të njëjtën kohë, Hamas reagon duke njoftuar se janë gjetur trupat e 20 personave nën gërmadha në Gaza, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të konfliktit në rradhët e palestinezëve në 47.540.
Nga Uashingtoni, administrata Trump, pikërisht gjatë pranisë së Kryeministrit izraelit Netanjahu atje, i ka kërkuar Kongresit të aprovojë transferimin e armatimeve me vlerë një miliardë Dollarë për Izraelin, bën të ditur Wall Street Journal.
Klan News