Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Kolonjë gjatë një aksioni anti-kanabis të koduar “Radovicka”.
I arrestuari me iniciale D.B. kishte kultivuar në banesë disa bimë narkotike kanabis sativa.
Fidanët u shkatërruan nga policia, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe sekuestruan disa armë e municione.
Konkretisht, u sekuestruan 3 automatikë, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehëra.
36-vjeçari i arrestuar me iniciale D.B. akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. /tvklan.al