“Kjo është një paçavure që nuk ka asnjë lidhje me ligjin për Presidentin”

Faktin se socialistët do ta detyronin me ligj te posaçëm presidentin Meta të emërojë si Kryeministër të ri kandidatin e partisë që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend e risolli në vëmendjen e opinionit publik me 3 nëntor ish-presidenti Nishani.

Në faqen e tij në Facebook, Nishani do të shkruante se rilindsasit, po na tregojnë se partia që merr qoftë dhe një votë më shumë se partitë e tjera, paska të drejtën të formojë qeverinë, pavarësisht se nuk është mazhorancë në Parlament!

Sipas Nishanit, propozimin tek Presidenti i Republikës se kush mandatohet për Kryeministër e bën mazhoranca e re parlamentare, pasi Parlamenti i ri është mbledhur, pasi janë verifikuar mandatet e deputetëve dhe pasi është zgjedhur Kryetari i ri i Parlamentit. Vetëm ai propozim shqyrtohet nga Presidenti i Republikës, asnjë tjetër. Tre dite me vonë socialistët e bënë fakt të kryer detyrimin që presidenti të dekretojë kryetarin e partisë fituese dhe nëse nuk e bën, këtë gjë e kryen parlamenti i ri pa e pyetur fare kreun e shtetit.          

Pasi serish askush nuk u shpreh nga partia e tij, Nishani shkroi sërish publikisht. “Çdo vend (Republikë) në botë, i madh apo i vogël, i pasur apo i pazhvilluar, në Evropë, Afrikë, Azi apo Amerikë e ka një Ligj për Presidentin e Republikës.

Paçavurja e idiotësisë që paraqitet tek ne nuk ka asnjë lidhje e asnjë ngjashmëri minimale me askënd, me asnjë me askund në botë! Pas 6 (gjashtë) muajsh, kam bindjen më të palëkundur që, Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik!”

Në fakt sipas asaj që tha në Tiranë komisioneri Oliver Varhely u nënkuptua së socialistet në muajin Korrik kishin në plan ta ndryshonin plotësisht nenin 96 të Kushtetutës pasi e pastruan atë nga termi koalicion parazgjedhor në nene të tjera. Në nenin 96 të kushtetues ende thuhet se Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Numri magjik që të bën kryeministër është 71 deputetë dhe në rastin që ësnjë nga partitë në gare nuk e zotëron këtë numër duhet të ftojë të tjerë në koalicionin paszgjedhor qeveritar.

Ideatori i një ligji organik për presidentin Meta sesi ai të sillet pas 25 Prillit është ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Berisha, Ilir Rusmajli.

Klan Plus