Me pankarta në duar qytetarët opozitarë kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i shoqëruar nga deputetë dhe  qytetarë të shumtë kanë marshuar nga selia blu drejt Kryeminstrisë.

Ndryshe nga protesta e mëparshme të mosbindjes civile, në këtë protestë para Kryeministrisë, u mbajtën disa fjalime, përfshirë dhe krerët e disa partive aleate me Partinë Demokratike.

Kreu i demokratëve Sali Berisha e cilësoi kryeminsitrin Rama si drejtues të botës së krimit.


Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati u ndal edhe te programi i elektoral i PD-së. Në fund të fjalimit të tij, tha se ndryshimi është në dorën e gjithsecilit prej nesh.

Protestën e opozitës, e ka përshëndetur me një audiomesazh nga burgu edhe Ilir Meta.

“Drejtësia e re është mashtrimi dhe korrupsioni më i madh që ka ndodhur. Ndaj 11 Maji është dita historike e skadencës së narkoregjimit dhe narkodrejtësisë.”

Tubimi i thirrur nga opozita pritej të zgjaste deri në orën 20:00, por ka zgjatur më pak se 2 orë, për shkak se kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iku në Romë, për një takim me emigrantët shqiptarë në Itali.

Gjatë protestës së opozitës, për shkak të hedhjes së disa kapsollave drejt godinës së kryeministrisë janë lënduar 3 efektivë policie.

Klan News