Kjo është një prej ngarkesave me mbi 20.4 ton mandarina e bllokuar nga vendet e Bashkimit Europian për shkak të pesticideve. Ato janë nga një pikë grumbullimi në Divjakë, ndërsa do të groposen. Drejtori i AKU në Fier tregon për procesin që do të ndiqet.

Nga AKU thonë se se në të gjithë vendin janë 6 pika grumbullimi në qarqet e Fierit Beratit dhe Vlorës. Mandarinat u bllokuan për shkak të prezencës së Chlorpyrifos dhe Phosamet. Autoritetet kanë nisur kontrollet në farmaci për të parë nëse këto pesticide tregtohen.

Nuk përjashtohet mundësia që ilaçet të jenë futur kontrabandë, ndërsa ato janë ndaluar të përdoren në vendet e BE që në vitin 2020 dhe i njëjti legjislacion është në fuqi edhe në vendin tonë.

Klan News