Në kërkim autorët, të paqarta motivet e krimit
Flasim tani për një ngjarje të rëndë që ndodhi gjatë mbrëmjes, në Tepelenë. Një 47-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Viktima quhet Artur Bresha.
Mësohet se ka mbetur plagosur dhe vëllai i tij 43 vjeç.
Fillimisht autorët kanë qëlluar për vdekje 47-vjeçarin, në kabinën ku ai punonte si roje, në një kantier ndërtimi.
Më pas ata kanë kanë shkuar pranë banesës së vëllait, të cilin e kanë gjetur në rrugë, dhe e plagosën në këmbë.
Policia thotë se janë ende të paqarta shkaqet e këtij krimi.
Tv Klan