Marrëdhënia mes Anxhit dhe Bleonës duket se është krisur. Mbrëmjen e sotme në “Love Story” opinionistët e formatit të dashurisë e kanë komentuar këtë raport të dyshes.
Bleona: Unë jam me Anxhin, ka një fëmijë. Ka nevojë për siguri. Ajo nuk mund të marrë një mundësi dhe t’i japë një shans të dytë dikujt që bën të njëjtën gjë me çdo vajzë. Anxhi, ti nuk duhet t’i japësh asnjë mundësi këtij personi. Aq sa dhemb është më mirë të presi tani se sa ta bëjë këtë dhimbje reale. Dashuria është një rrugë me dy korsi.
Xhoni: Ashtu si flet ti i bie që nuk kam bërë pjesën time.
Bleona: Ti je në rregull, ku të gjesh shesh, bëj përshesh. Unë jam feministe dhe sigurisht duhet t’i mbështes femrat, ajo ka një eksperiencë të mëparshme dhe nuk do ta përsërisë. Si mund të bësh të njëjtën gjë me të gjitha femrat?!
Xhoni: Jam shumë fizik.
Bleona: Je si një kukull me krudisje.
Jerina Lalaj: Do t’i përjetojë gjërat me të parën. Anxhi është shumë e qetë. Ti je një djalë shumë i gëzuar, ka një limit për ta pranuar të duhurën.
Robert Aliaj Dragot: Zhgënjimi i parë është fatal në një marrëdhënie dashurie dhe kam një këshillë për të gjithë: Çështja e gabimit është çështje modeli, përsëritet në çdo moment të jetës. Ajo çfarë më pengon me Xhonin, është një lojë sinqeriteti dhe nuk është sinqeritet. Dua të them që të luash me sinqeritetin, është e tepruar. Merr pak kohë, medito. Mos thuaj më jam i sinqertë se vetëm sinqeritet nuk është./tvklan.al