Pak ditë më parë emisioni “Stop”  në Tv Klan u gjend në Durrës me zotin Nuri Plaku, i cili tregoi për problemin që i është krijuar së fundmi. Ai ka një djalë me status para tetraplegjik që trajtohet me kemp dhe paketë higjieno-sanitare.

Në tetor 2023, komisioni ia ka hequr pagesën e paketës. Por punonjësja e njësisë Rrushbull e ka konstatuar këtë në shtator 2024, një vit më vonë dhe sot atij i kërkohet që të kthejë pagesën prej 160 mijë lekësh të vjetra në muaj.

Djali i Nuriut, Shkëlzen Plaku, është 36 vjeç dhe nuk ka shkuar kurrë në shkollë. Ai nuk lëviz, por vetëm zvarritet. Administratori shoqëror tha se ndihej shumë keq për këtë masë. “Stop” rikthehet në Shënavlash me disa kontribute për Shkëlzenin, të cilin e kanë ndihmuar Bujar Rexha, Altin Maliqati, Xhoni dhe një notere./tvklan.al