Një sëmundje e panjohur ka shkaktuar më shumë se 50 vdekje në javët e fundit në Kongo, Afrikë, pasi tre fëmijë hëngrën një lakuriq nate.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se që nga 16 Shkurti janë regjistruar 431 raste dhe 53 vdekje nga dy shpërthime që ndodhën në zonat e largëta të Kongos.
“Përhapjet, të cilat kanë parë rastet të rriten me shpejtësi brenda disa ditësh, përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm për shëndetin publik. Shkaku i saktë mbetet i panjohur,” tha zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jasareviç në një konferencë të martën.
Sipas mediave të huaja nga mostrat e marra 13 kanë dhënë rezulatat negativ për Ebola dhe virusin Marburg, një sëmundje e rëndë që çon në vdekje. OBSH është duke hetuar për të tjera shkaqe, si malarjanë, helmimin nga ushqimi, etj.
Shpërthimi nis me 21 Janar, ku tre fëmijë humbën jetën. Simptomat ishin temperaturë, gjakderdhje nga hundët, të vjella me gjak dhe lodhje.
/tvklan.al