Tokat apo elementët e rrallë janë 17 elementë të tabelës periodike që kanë një treg që vlen 11 miliardë Dollarë.
Brenda 2031 mendohet se vlera do të rritet në 21.7 miliardë Dollarë, me nje rritje prej 7.4% në vit.
Janë elementë kimike të domosdoshëm në industrinë e teknologjisë dhe atë të mbrojtjes, sektorë gjithnjë e më strategjikë.
Gjatë ditëve të fundit marrëveshja mes SHBA dhe Ukrainës për përfundimin e luftës ka vënë në qendër të vëmendjes pikërisht tokat e rralla, një këmbim për përfundimin e konfliktit që ka vlerë prej 500 miliardë Dollarë.
Rezervat e tyre që janë rreth 2.6 miliardë ton, por edhe materialet e tjera të domosdoshme për teknologjinë si grafiti, ku Ukraina ka 20% të gjithë rezervave globale apo edhe litium.
Këto janë ndër thesaret e nëntokës së Ukrainës, dhe arsyet që merr gjithnjë e më shumë rëndësi në konfrontimet mes Rusisë dhe SHBA për shfrytëzimin e burimeve minerare veçanërisht në zonën e Donbas.
Kjo marrëveshje do të çlironte Uashingtonin nga varësia ndaj Kinës, nga e cila nga 2019-2022 SHBA kanë importuar më shumë se 95% të mineraleve të rralla të konsumuara.
Kina është prodhuesi më i madh në botë duke mbuluar 70% të totalit, me 240 mijë ton prodhim në vit, ndërsa SHBA në 2024 arriti në vetëm 43 mijë ton, duke lënë pas Australinë, Tajlandën, Rusinë, Indine e Madagaskarin.
Ndërkohë Ukraina numëron rreth 20 mijë miniera, kryesisht karbon dhe hekur, por edhe minerale të tjera ndër ato të përmendura, me një kapacitet vjetor 2.6 miliardë ton.
Ukraina gjithashtu është lider në prodhimin e titanit, ku rezervat ndodhen kryesisht në Donbas, zona ku luftohet e ku janë pozicionuar trupat ruse.
Mendohet se të paktën 12.400 miliardë Dollarë është vlera kompleksive e rezervave energjetike, metale e minerale të Ukrainës që aktualisht janë nën kontrollin e Rusisë.
Ndërsa rezervat e SHBA te mineraleve te rralla janë 3.6 milionë ton, ndërsa 14 milionë ton ndodhen në Kanada, tjetër vend në vëmendjen e Presidentit amerikan.
Klan News