Presidenti Donald Trump gjatë takimit të parë me kabinetin tha se SHBA po negocion me sukses me Rusinë dhe Ukrainën dhe sipas tij një marrëveshje armëpushimi duket se është afër.

“Ne do të bëjmë një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për të ndaluar vrasjen e njerëzve”, tha Trump.  

Por sa i përket garancive të sigurisë në Europë, Trump nuk u shpreh aspak i gatshëm.

“Unë nuk do të bëj garanci sigurie më shumë seç duhet… Ne do ta bëjmë Europën ta bëjë këtë, sepse Europa është vend fqinj”, tha Trump.

Presidenti amerikan theksoi se SHBA do të jetë partnere me Ukrainën vetëm për marrëveshjen e mineraleve të rralla dhe se për këta të fundit është një marrëveshje e shkëlqyer pasi amerikanët do të punojnë atje.

/tvklan.al