Historia është shkruajtur edhe nga Olimpiakos. Pas 99 vitesh nga krijimi, skuadra greke u kualifikua për herë të parë në finalen e një kompeticioni të UEFA-s, atë të Conference League. Një arritje që shpërtheu në festë në rrugët e Pires.

Mijëra tifozë pushtuan sheshin kryesor, ku nuk munguan as flakadanët dhe koret mbështetëse për skuadrën greke. Finalja në kompeticionet ndërkombëtare është e para për një klub grek që kur Panathinaikos humbi ndaj Ajaksit të Amsterdamit në Kupën Europiane të vitit 1971.

Hero për skuadrën bardhekuq ishte sulmuesi Ayoub El Kaabi që shënoi të dy golat në fitoren ndaj Aston Villas. Një sukses për 30-vjeçarin që festoi golin e 14-të në dy kompeticionet Europiane brenda një edicioni për tu bërë lojtari i parë afrikan që arrin shifra të tilla në një sezon të vetëm.

El Kaabi shënoi 5 gola në Europa League, ndërsa 9 në Ligën e Konferencës. Olympiacos do të ketë edhe një mbështetje të madhe të tifozëve në finalen e 29 Majit ndaj Fiorentinës, pasi luhet në shtëpinë e rivalëve grek, AEK të Athinës.

Klan News