Policia në të gjithë Evropën ka sekuestruar banesa luksoze, vila, ora rolex, makina sportive në kuadër të një operacioni policor që çoi para drejtësisë 22 persona në Itali, Austri, Rumani dhe Sllovaki. 8 të dyshuar janë arrestuar, ndërsa 14 janë në arrest shtëpiak.
Grupi griminal dyshohet se ka përvetësuar 600 milion € nga një fond italian i rimëkëmbjes Covid midis viteve 2021 dhe 2023. Bastisjet u kryen si pjesë e hetimit ndërkombëtar në shkallë të gjerë të udhëhequr nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) në Venecia.
Oficerët bashkëpunuan me forcat policore në të gjithë Evropën për sekuestrimin e miliona pasurive. Policia Financiare e Italisë thotë se oficerët sekuestruan banesa, vila, ora rolex, bizhuteri Cartier, ar dhe kriptovaluta gjatë bastisjeve.
EPPO thotë se një grup kriminelësh ngritën kompani të rreme për të siguruar miliona grante nga Institucioni i Rimëkëmbjes dhe Rezistencës së BE-së për Italinë. Nga vitet 2021 dhe 2023, ata depozituan bilanc të rremë të korporatave për të treguar se bizneset e tyre kualifikoheshin për financim. Por në të vërtetë, sipas zëvendëskryeprokurorit evropian, Andrés Ritter, kompanitë u krijuan vetëm për të mashtruar taksapaguesit evropianë.
Organizata e dyshuar kriminale dyshohet se ka përdorur teknologji të avancuara për të ndihmuar aktivitetet e saj, duke përfshirë rrjete private virtuale, serverë të huaj cloud dhe softuer të inteligjencës artificiale. Kur të dyshuarit kanë marrë fondet në Itali, i kanë transferuar ato në llogari bankare në Austri, Rumani dhe Sllovaki./tvklan.al