Të ftuar:
Baton Haxhiu
Clirim Gjata
Armand Shkullaku
Arbi Mazniku
Andi Bejtja
Mustafa Nano
Në lidhje te drejtëpërdrejtë:
Fran Frrokaj
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, tha mbrëmjen e kësaj të enjte se u ka dërguar shkresë KZAZ-ve dhe policisë të mos boshatisin shkollat, të cilat janë në varësi të Bashkisë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Opinion” në Tv Klan, i pyetur se çfarë do të ndodhë nëse qendrat e votimit do të hapen në shkolla pa lejen e tij, Frrokaj tha se “nëse do të hapen, kjo është çështje force dhe pastaj e ke parasysh atë shprehjen kur janë dy budallenj në një sherr, mirë është të mos jesh aty.”
Blendi Fevziu: Zoti Frrokaj, ju jeni i detyruar të zbatoni udhëzimin e KQZ po dekretin e Presidentit?
Fran Frrokaj: Unë jam i detyruar që siç më detyron kushtetuta të zbatoj dekretin e Presidentit. Udhëzimi i KQZ, është udhëzim nuk është ligj, dekreti i Presidentit nëse dikush më thotë se nuk është ligj unë e pranoj si logjikë, por duhet të më bindë. Është një institucione tjetër, Gjykata Kushtetuese, që duhet të vendosë. Ne i hapëm qendrat e votimit dhe afishuam listat, por me daljen e dekretit të dytë, i mbyllëm qendrat e votimit. Ky është realiteti dhe pa asnjë lidhje me ngjyrimet politike. Unë e kam bërë sot një shkresë dërguar KZAZ-ve dhe policisë dhe i kam bërë një kallëzim penal edhe drejtorit të policisë për okupim të ambienteve të shkollës, të cilat janë ambiente në varësi të Bashkisë.
Blendi Fevziu: Më datë 30 do shkohet të votohet?
Fran Frrokaj: Unë nuk e di nëse do të shkohet të votohet.
Blendi Fevziu: Ju do bëni përpjekje të ndalohet votimi?
Fran Frrokaj: Unë u kam dërguar të gjithë drejtorëve dhe policisë shkresën zyrtare sipas të cilës shkollat janë ambiente të bashkisë dhe pa lejen e së cilës nuk lejohet përdorimi i tyre.
Blendi Fevziu: Po nëse do të hapen pa lejen tuaj?
Fran Frrokaj: Nëse do të hapen, kjo është çështje force dhe pastaj e ke parasysh atë shprehjen kur janë dy budallenj në një sherr, mirë është të mos jesh aty. Çdo kryetar bashkie, çdo njeri i zgjuar nuk do të jetë pjesë e një zënke. Kjo është një çështje e cila teknikisht dhe teorikisht shteti ka prodhuar institucione të cilat janë Presidenti, Kryeministri, Parlamenti, qeveria, policia e të gjitha.
Mbreti Zog, duhani dhe shqiptaret!