Të ftuar:
Mustafa Nano – Gazetar
Prenç Zogaj – Analist
Analisti Preç Zogaj të mërkurën është shprehur se beteja për taksat, konsiderohet si një nga betejat më të mëdha që bëjnë vendet e lira.
Zogaj deklaroi në studion e emisionit “Opinion”, se beteja për taksat ka krijuar edhe SHBA-të, ishin ata që u quajtën ‘Bijtë e Lirisë’ që në fund të shekullit të XVIII-të, u ngritën kundër sistemit taksor të vendosur nga Britania e Madhe.
Ai tha se populli i Kukësit u ngrit në një kohë kur qeveria nuk realizoi asnjë dëgjesë publike me qytetarët, nuk u vendos asnjë bonues për udhëtimin e tyre dhe mbi të gjitha sjellja e kreut të qeverisë ishte arrogante.
Sipas tij, ata, të gjendur në një situatë të tillë, ku qeveria kishte vendosur një murë dhe përtej murit ishin qytetarët, në anën tjetër, ishte qeveria që nuk denjonte për të dëgjuar.
Gazetari Mustafa Nano është shprehur se prania e deputetëve të PD-së në sallën e gjyqit do të shërbente si një mjet presioni ndaj trupit gjykues në çështjen e 23 të ndaluarve për protestën në Rrugën e Kombit.
Nano deklaroi në studion e emisionit “Opinion”, se nuk është dakord me vendimin që ka marrë qeveria për të vënë një taksë të këtij niveli në këtë rrugë.
Ai tha se kjo është një procedurë e pastudiuar, për të cilën nuk është thelluar njeri.
Për të, një taksë të tillë, kryeministri Edi Rama e ka vendosur në bashkëpunim me koncesioanarin.
Kosova i dorëzon Erdoganit gulenistët?
Berat Buzhala – Gazetar
Ilir Kulla – Ekspert Sigurie
Artan Grubi – Politikan në Maqedoni
Mirela Milori – Gazetare
Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla, të mërkurën, në lidhje me dëbimin nga Kosova të 6 shtetasve turq si pjesë e organizatës guleniste, është shprehur se Shqipëria ka pasur dy raste gati të ngjashme në Durrës, të cilët ishin edhe me dokumente falso, por pavarësisht kësaj Shqipëria i ka mbrojtur këta njerëz.
Sipas tij, duhen marrë vendime politike kundër ekstradimeve.
Kulla tha se ne gjendemi përballë faktit, që ky partner kaq i vjetër i Shqipërisë dhe i Kosovës, por që është edhe aleat i NATO-s, na kërkon të ndalojmë aktivitetin e një organizate që sipas Turqisë është terroriste.
Ai tregoi se në vitin 1999, me katër shtetas egjiptian, kemi vepruar më keq se sa Kosova sot.
Ramush Haradinaj për Erdoganin!