Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Ramush Haradinaj

LVV fiton zgjedhjet në Kosovë, po tani?

Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje është fituesi i zgjedhjeve të 9 Shkurtit me 41% të votave. Por kjo nuk është e mjaftueshme për të krijuar qeverinë e re. Çfarë do të ndodhë?

Shkurt 10, 2025

Ramush Haradinaj: Opozita i ka fituar zgjedhjet, mezi pres të bashkëpunojmë për krijimin e qeverisë

Kreu i AAK, Ramush Haradinaj në një bisedë më gazetarët u shpreh se opozita i ka fituar zgjedhjet tashmë. Haradinaj falenderoi qytetarët e Kosovës për qytetarinë e treguar në procesin e zgjedhjeve. Ai u shpreh se mezi pret të bashkëpunoj me opozitën për krijimin e qeverisë së opozitës. Ramush Haradinaj: Falenderoj qytetarët që na kanë...

Shkurt 9, 2025

KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 15:00, më e ulët se në vitin 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare të 9 Shkurtit, deri në orën 15:00, ishte 28.32 %. “Në 91.20 % të vendvotimeve, deri në orën 15:00 kanë votuar 28.32 për qind, apo 558.246 votues nga 1.970.944”, tha zëdhënësi Valmir Elezi në një konferencë për media. Krahasuar me zgjedhjet...

Shkurt 9, 2025

“Çdo rezultat është i pranueshëm”, Bedri Hamza: Pas orës 19:00 pres fitoren!

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga ana e PDK-së, Bedri Hamza ka votuar rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm. Në një prononcim për mediat, Hamza ka thënë se pret fitoren pas procesit të votimit, megjithatë ka shtuar se do të pranojë cilindo rezultat të zgjedhjeve. Bedri Hamza: I lus qytetarët e Kosovës që të shfrytëzojnë...

Shkurt 9, 2025

Haradinaj thirrje qytetarëve: Kosova ka nevojë për votën tuaj!

Kandidati për Kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka votuar mëngjesin e sotëm në shkollën e mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë. Pas votimit, Haradinaj ka mbajtur një prononcim të shkurtër për mediat ku ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të dalin në votime. Ramush Haradinaj: Ka filluar...

Shkurt 9, 2025

Zotimi i Ramush Haradinajt: Kosova do t’ia rimarrë “zemrën” Trumpit

Me gruan dhe fëmijët në krah e mijëra simpatizantë që e mbështetin… Kandidati për kryeministër nga koalicioni midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës dhe të tjerëve, Ramush Haradinaj, u mirëprit e brohorit nga shumë përkrahës të tij në kryeqendrën e Dukagjinit. Në Pejë, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore 1-mujore, ai premtoi se...

Shkurt 8, 2025

Kosova në “betejë” për qeverinë e re, nga partitë deri te kandidatët për kryeministër! Çfarë po ndodh

Qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen më 9 Shkurt kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare që pritet të nxjerrin Kuvendin e ri e për rrjedhojë edhe qeverinë që do drejtojë vendin. Që prej 11 Janarit atje ka nisur fushata zgjedhore (Lexo më shumë). Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë...

Shkurt 6, 2025

Haradinaj: Kurti po mbron të korruptuarit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se mosparaqitja e Kryeministrit Albin Kurti në Prokurorinë Speciale është dëshmi se ai nuk është në anën e ligjit, por në anën e të akuzuarve për korrupsion dhe vjedhje. “Është hera e parë në historinë e Kosovës, që kryeministri nuk është me ligjin e as...

Dhjetor 29, 2024

Haradinaj: Kushdo që e largon Kosovën nga SHBA-ja, është argat i Serbisë dhe Rusisë

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm e nisi me një reagim të shkurtër në Facebook. Ai është shprehur se kushdo që e largon Kosovën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është argat i Serbisë dhe i Rusisë. “Kushdo që e largon Kosovën nga ShBA-të është argat i Serbisë dhe Rusisë”, ka...

Dhjetor 2, 2024
ramush haradinaj

Ramush Haradinaj vizitë në SHBA, pritet të takohet me kongresmenë dhe zyrtarë amerikanë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, po zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësi i partisë AAK, Kushtrim Xhemaili, ka bërë të ditur se Haradinaj pritet që të ketë takime me kongresmenë dhe zyrtarë të tjerë amerikanë. Haradinaj ka shkuar në SBA me ftesë të Universitetit të Chicagos –...

Tetor 18, 2024