Të ftuar:
Artan Hoxha – Gazetar
Aldo Bumci – Deputet i PD-së
Pjerin Ndreu – Deputet i PS-së
Armand Bajrami – Gazetar
Gazetari Artan Hoxha është shprehur se gjyqtari i Gjykatës së Lezhës është kërcënuar me jetë, ndërsa e kishte të pamundur për të gjykuar objektivisht kryetarin Fran Frrokaj dhe zyrtarë të tjerë lokalë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe flasifikim për pronat në bregdet.
Gazetari Hoxha të hënën në darkë në studion e emisionit ‘Opinion’ tha se gjyqtari i çështjes që do gjykonte krybashkiakun e Lezhës dhe personat e tjerë të akuzuar për tjetërsim prone është kërcënuar.
Ai tregoi se ka informacione të sigurta se gjyqtari është kërcënuar.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.
Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, të hënën, ka paralajmëruar një fazë tjetër arrestimesh të kryetarëve dhe ish-kryetarëve të pushtetit lokal në zonat bregdetare të vendit nga veriu në jug, pasi dyshohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim pronash në bregdet.
Ndreu të hënën në studion e emisionit ‘Opinion’, deklaroi se qarku i Lezhës është një nga fenomenet e këtij lloji dhe nuk konsiderohet rasti i parë i identifikuar, janë edhe shumë raste të tjera.
Ai tregoi se vetë bllokimi i ligjit 7501 nga qeveria, kishte si qëllim të ndalonte këtë veprimtari ku abuzohej në mënyrë krejt skandaloze.
Deputeti socialist tregoi se kjo histori nuk mbaron me rastin e Lezhës, por do të vazhdojë tek të gjithë kryetarët e komunave të bregdetit që përmes veprimtarive të tyre të paligjshme kanë kryer një masakër.
Ndreu pranoi se një pjesë e tyre, apo pjesa më e madhe i përket radhëve të së majtës.
“
Do verifikohen të gjithë se kujt i është tjetërsuar prona, cilido qoftë ai, por si ka mundësi që një tokë ranishte do të kthehet në tokë arë
”,- u shprej ai.
*******************************
Përmbytjet e ditëve të fundit në Shkodër e Durrës!