“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati” sjell Preç Zogajn me një përmbledhje me poezi. Janë më të zgjedhurat e penës së tij në 40 vite nga 84 deri në ditët e sotme që për shkrimtarin është një mundësi e mirë, veçanërisht ata që e duan penën e tij.
“E reja është përmbledhja në një libër e më të mirave. Është një zakon i potetëve që kanë një numër librash që të përmbledhin një etapë të caktuar të jetës së tyre, poezitë më të mira”, tha Zogaj.
Zogaj zgjodhi që librin me poezi ta prezantonte në qytetin e tij të lindjes, ndërsa në aktivitet ishte i pranishëm edhe Kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu i cili e vlerësoi si shkrimtar.
“Nuk na ngelet asnjë gjë tjetër veç sa të themi, vëmendshëm, jemi krenarë, jemi mbështetës dhe ta shijojmë poezinë tuaj, letërsinë tuaj, prezencën tuaj me krijime të reja”, tha Ndreu.
Në aktivitetin e promovimit të librit ishin të pranishëm edhe shkrimtarë të tjerë dhe personalitete të qytetit.
Klan News