Të ftuar:
Ilir Kulla – Analist
Julian Zyla – Ekspert Komunikimi
Mirela Milori – Gazetare
Tomor Alizoti – Analist
Klajda Gjosha – Ish Ministrja e Integrimit
Analisti Ilir Kulla është shprehur se para se të ndodhte takimi mes Donald Trump dhe Kim Jong-un në Samitin e Singaporit, janë zhvilluar disa takime sekrete mes grupeve të ngushta në Europë.
Kulla tha në studion e emisionit ‘Opinion’ se prej gjashtë muajsh, grupe të ngushta kanë zhvilluar disa takime sekrete të cilat janë mbajtur në Zvicër dhe Suedi.
Ai deklaroi se takimet mes këtyre grupeve janë mbajtur në këtë pozitë, pasi kundër amerikanëve dhe koreanëve nuk ishin vetëm rusët dhe kinezët, por edhe europianët.
Mbërritja e liderëve botërorë në Samitin e Singaporit u shoqërua në masa të larta sigurie. Mbi 5 mijë oficerë mbikqyren samitin historik, Singapori ka në total një numër prej 13 mijë oficerësh policie, këtu nuk përfshihet personeli ushtarak i cili u dislokua më së paku me dy anije ushtarake që u patrollua në ujrat e Sentosës ishullit ku u mbajt samiti.