Disa protestues janë shoqëruar pas bllokimit të rrugëve në Elbasan. Drejtuesit politikë të PD-së si Ivi Kaso e Tomor Alizoti, bashkë me deputetët Edmond Spaho e Qani Xhafa po qëndrojnë para komisariatit.

Kujtojmë që protesta e opozitës zgjati mbi 2 orë në Elbasan dhe përfundoi pas një konfrontimi mes tubuesve dhe policisë.

Ndërkohë uniformat blu janë shprehur më herët se bllokimi i rrugëve është vepër penale dhe do të ndëshkohet sipas ligjit./tvklan.al