#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Ditën e enjte në emisionin e njoftuar një muaj më parë, i fokusuar te vrasja e Egli Progës, djalit nga Pogradeci që ngjalli një debat të madh në rrjetet sociale që pati një abuzim të madh mediatik, por edhe pikëpyetje të mëdha si derivat i punës që bëri media. Në studio ditën e enjte ishte Jonida Proga, motra e Egli Progës që do të kishte një rrëfim të saj. Si e mësoi vrasjen? Si reaguan pjesëtarët e tjerë të familjes? Çfarë ndodhi në familje? Si u mundua ajo ta zbulonte krimin përmes një hetimi personal të sajin? Si arriti të çojë një sërë dëshmitarësh që i thanë të vërtetën në prokurori, ndërkohë që më pas ata nuk donin të flisnin? Ditën e enjte, ajo u përball me një drejtues të policisë duke dhënë versionin e saj dhe duke u mudnuar të kuptojë ddiçka nga versioni i policisë. Duke qenë se rrëfimi i saj nuk ishte i plotë, menjëherë pas emisionit të së enjtes është kryer një intervistë 30 minuta ku Jonida Proga rrëfen historinë e saj. Një rrëfim emocional ku motra flet për vëllain që nuk jeton më, madje siç thotë ajo, “ende sot nuk e besojmë dot mungesën e tij”.

“E mendoja gjallë në spital”, rrëqeth motra e Progës: Pas 2-3 ditësh mësova rrethanat si kishte vdekur

Jonida Porga, motra e të ndjerit Egli Proga ka treguar se si ka mësuar se i vëllai kishte ndërruar jetë. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Jonida Proga përmes një rrëfimi tejet prekës ka thënë se kur ka qenë mbi kokën e të vëllait në spital e mendonte gjallë. Më tej, ajo u shpreh se ngjarjen se si kishte ndërruar jetë i vëllai e kishte mësuar pas 2-3 ditësh.

Jonida Proga: Lutesha mbi kokën e tij që të ishte gjallë dhe e mendoja gjallë dhe as e çova ndërmend. Nga hetimi rezulton se kishte ndërruar jetë. Më pas erdhi babai, ishim ne familjarët. Kur shikoja gjendjen, e masakrauar aty, dilja jashtë, ishte policia që rrinte te dera dhe vazhdoja e pyesja e çfarë kishte ndodhur, rrinin aty si gardh tek spitali i Pogradecit dhe nuk thonin se çfarë kishte ndodhur. Vetëm kur e dëgjova nga doktorët.

Blendi Fevziu: Ngjarjen kur e more vesh?

Jonida Porga: Mjekët nuk jepnin përgjigje, policiët nuk jepnin përgjigje dhe madje tentonin dhe thoshin “futuni brenda, bëni foto dhe na e tregoni neve”. Nuk kam dëgjuar atë që ishte nëpër media që një person kishte vdekur për shkak të… Këtë e kam parë pas 2-3 ditësh.

Nuk na tregohej se në çfarë rrethanash kishte ndodhur. Pas 3 ditësh e mësova ngjarjen. Nuk kisha emra dhe asgjë për 2 ditë, nuk kisha informacion sepse nuk isha as në rrjete sociale. Vinte njëherë një emër, diskutohet Arjan Manellari, më pas më erdhi emri i dytë. Bëja veten me faj që kam qëndruar tek koka e vëllait dhe nuk kam rendur komisariatave.

Një gjë ishte e sigurtë që ishte vrarë nga shumë njerëz. E kam tek pjesa që qarkullonte tek spitali i Pogradecit. Nën hije dhe nën frikë kishe mjekët që nuk flisnin. Nuk e dëgjoja nga një mjek që thoshin që është goditur. Vetëm në gjendje të dehur qarkullonte.

Motra e Egli Progës zbulon detajin absurd në ekspertizën mjeko-ligjore të vdekjes së vëllait

Jonida Proga, motra e Egli Progës, 42-vjeçari që u vra në Pogradec në muajin Gusht, ka shprehur pakënaqësinë me një pikë të ekspertizës mjeko-ligjore që ka përcaktuar shkaqet e vdekjes së vëllait të saj.

Në intervistën për emisionin Opinion në Tv Klan, ajo thotë se ekspertiza mjeko-ligjore nuk mund të bëjë hipoteza rreth objektit me se mund të jetë goditur i ndjeri, por përcakton shkaqet e vdekjes.

“Këmbëngula për autopsinë. Në konkluzion përcaktohet përse ndërron jetë një person. Në pikën e 2 ajo që unë nuk e kuptoj, thotë këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë mbrëjtës siç mund tëjetë edhe goditja me grusht. Ekspertë mjeko-ligjorë që janë mbledhur…Nuk e vendos mjekësia ligjore siç mund të jetë grushti, o është o s’ështsë. Ti përcakton çfarë ka ndodhur, dhe kemi një ak-ekspertimi dy faqe. Gjithë kjo vonesë e krijuar, gjithë këto pengesa, fshehje, manipulime, është në kurriz të të ndjerit, secilit nga ne, na detyrohen të gjithëve si familje gjithë kjo vonesë”, shprehet motra e të ndjerit.

Në akt-ekspertizën e vdekjes, mjekësia ligjore shkruan se “këto dëmtime janë shkaktuar me mjet të fortë mbrejtës siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

La pas dy fëmijë, motra e Egli Progës kujton mes lotësh mesazhin e nipit 12-vjeçar natën e vrasjes

Jonida Proga, motra e Egli Progës, 42-vjeçarit në Pogradec që humbi jetën tragjikisht, ka rrëfyer në “Opinion” në Tv Klan, detaje rrëqethëse të vdekjes së vëllait të saj. Një nga momentet më prekëse të rrëfimit është edhe reagimi i dy fëmijëve të Eglit kur e morën vesh. Ai ka lënë pas dy djem, 12 dhe 3 vjeç, ndërsa ka qenë i madhi ai që menjëherë i ka dërguar mesazh Jonidës.

Blendi Fevziu: Ndërkohë, vëllai ka lënë dy fëmijë apo jo? Çfarë moshe janë?

Jonida Proga: I madhi Hermes është 12 dhe i vogli është 3 vjeç.

Blendi Fevziu: Si ka reaguar i madhi?

Jonida Proga: I madhi që atë natë e ka marrë vesh, meraku im i madh ishte i madhi, e ka marrë vesh nga mami i vet dhe më ka bërë mesazh nipi.

Blendi Fevziu: Çfarë thoshte?

Jonida Proga: “Të dua shumë halla, ma puth gjyshin shumë”. U bë i fortë direkt.

Blendi Fevziu: Po i vogli?

Jonida Proga: I vogli vetëm kur na dëgjon ne dhe e kërkon. Nuk po e kërkon siç e kërkon përditë.

Jonida Proga shton se ka qenë kërkesa e shumë njerëzve hapja e një “Go Fund Me” për të ndihmuar familjen. E përlotur, ajo ka falenderuar median dhe njerëzit si mbështetje dhe ndihmë e madhe në këto ditë të vështira.

“Kemi ndier prezencën, dashurinë dhe dhembshurinë e njerëzve. Ju falenderoj shumë që të gjithë. ndihma e madhe e jona, e para ka qenë media dhe njerëzit dhe e them me sinqeritet. Ndjeshmërinë që ne kemi ndier ka qenë media, gazetarët që kanë ardhur dhe njerëzit pafund. Ju falenderoj shumë për gjithë ngushëllimet, gjithë mbështetjen, e di që e kanë ndier në lëkurë atë që nuk mund ta them sesa e tmerrshme është”, përfundoi Jonida e ngashëryrer.