Të ftuar:
Mark Marku,
Spartak Ngjela,
Belina Budini,
Ergys Mertiri,
Rita Petro,
Prec Zogaj
Mark Marku, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se Dritëro Agolli është shkrimtari më përfaqësues i realizmit socialist. Marku tha se të promovosh realizmin socialist tani që ka njëzet e ca vite që ka rënë, është të promovosh një metodë jo letrare. Sipas tij, është një metodë e diktuar nga politika, një metodë e jashtme për letërsinë që i ka vendosur disa parime politike si metodë e organizimit të veprës letrare. Studiuesi Mark Marku, theksoi se Dritëro Agolli është betuar solemnisht për Enver Hoxhën. Marku nënvizoi se në poezinë e tij, ai është betuar se do shkruajë gjithë jetën poezi për Enver Hoxhën. “Politika nuk mund të vendosë Dritëro Agollin si shkrimtar të madh, në të njëjtën kohë, kur ai është një shkrimtar mediokër dhe banal”.
Një debat i fortë ka ndodhur mes Spartak Ngjelës dhe Mark Markut në studion e emisionit Opinion. Teksa Ngjela po fliste për autorin Maksim Gorki, i cili sipas tij ka sjell teorinë e realizmit socialist. Kjo është kundërshtuar nga Mark Marku, i cili i ka thënë Ngjelës se “ti avokat nuk merr vesh nga letërsia”, por sipas Markut nuk është ashtu historia.
Poeti dhe shkrimtari Preç Zogaj, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se produkti letrar në Shqipëri nuk ka qenë i gjithi i metodës së realizmit socialist. Zogaj theksoi se letërsia dhe vetë shkrimtarët kanë dalë në forma të ndryshme nga metoda. Sipas tij, shkrimtari që ka dalë nga metoda nga ato parime që e karakterizonin atë është pikërisht Dritëro Agolli. Ndër të tjera, ai tregoi se Dritëro Agolli ka qenë një mbështetës i madh i ideve inovatore, kryesisht të ardhura nga të rinjtë. “Agolli nuk prodhonte censurë. Ai ka ndihmuar dhe ka mbështetur shumë të rinj të talentuar”, tha Zogaj.
Në studion e emisionit Opinion, sonte, letërsia dhe emri i Dritëro Agollit ka përplasur studiuesen e komunikimit Belina Budini me kritikun dhe studiuesin Mark Marku. Gjatë fjalës së saj, studiesia Budini është ndërprerë shpeshherë nga kritiku Mark Marku, ndërsa i kërkonte asaj një mendim më të pjekur dhe profesional në lidhje me veprën e Agollit. Për Markun, studiuesia Budini nuk ka njohuri bazë në teorinë e letërsisë dhe nuk mund të gjykojë vlerat estetike të veprës letrare të Dritëro Agollit.
Teksa Budini ishte duke folur për letërsinë në kohën e komunizmit, ku sipas saj vetë kryetarit të lidhjes së shkrimtarëve i janë ndaluar tregimet. Kjo është kundërshtuar nga Marku i cili ka thënë se për atë kohë janë të gjithë përgjegjes.
Më tej Marku i tha Budinit që nuk duhet të falsi për letërsinë “Mos fol për letërsinë”, – i ka thënë Marku.
“Mark jam Profesore e Asociuar njësoj si ty”, i është përgjigjur Budini.
“Po nuk ke lidhje me letërsinë moj zonjë. Nuk ke bërë asnjë shkrim për letërsinë”, i është kthyer Mark Marku.
Debati në studio është shoqëruar me tone të forta dhe me raste ka pasur edhe doza fyerje dhe ironie.
Debati Marku VS Budini
Budini: Realizmi socialist është një metodë që buron nga Gorki, nga shkrimtarët dhe autorët është e zgjedhur lirisht.
Marku: Ju nuk merrni vesh nga letërsia.
Budini: Ajo nuk është jashtë letrare
Marku: Po ju nuk e keni idene fare se çfarë është letrare
Budini: Vazhdo, për mendimin tënd është jashtë letrare
Marku: Ju s’keni lexuar asnjë libër teorie letërsie dhe po më thua mua ti është letrare.