Të ftuar:
Artan Hoxha,
Spartak Ngjela,
Enkelejd Alibeaj,
Taulant Balla,
Çlirim Gjata,
Preç Zogaj
Gazetari i “News24”, Artan Hoxha ka theksuar në lidhje me arrestimin e Klement Balilit në emisionin Opinion në TV Klan, se është tepër e vështirë të kapet nga policia. Hoxha i është rikthyer edhe njëherë emisionit Opinion, të realizuar me 12 maj 2016, kohë kur policia greke në bashkëpunim me amerikanët, bënë publik operacionin e ndërmarrë. Ai tha se në emision, kam deklaruar se policia nuk do arrijë dot t’a kapë Balilin, në lidhje me këtë fakt, kam sjellë disa ditë-fakte. Gazetari theksoi se deri në ditën kur ne kemi realizuar emisionin, 12 maj, 2016, ai ka qenë drejtor në një institucion të rëndësishëm, në një qytet po aq të rëndësishëm siç është qyteti i Sarandës. “Nga të dhënat që kishin ndjekur agjensitë e zbatimit të ligjit në atë kohë, si dhe të dhënat që kishin paraqitur policia greke, rezultonte që ky grup kishte instruktor shumë të fuqishëm, shumë të lidhur, kishin një organizim perfekt, i cili rezulton të jetë i shpërndarë në 10 vende në Bashkimin Europian, për më tepër në territorin shqiptar, grupi ka lidhje farefisnore, shoqërore shumë të afërta, prandaj rezulton se edhe gjatë kohës që ai është në kërkim, ai është në një ambient familjar, në një dasmë. Mirëpo, ai ka edhe një veçanti tjetër, në zonën e vet, rrallë kam parë në Shqipëri persona që kanë probleme me ligjin, si në rastin konkret, që të kenë aq shumë mbështetje nga komuniteti ku ata jetojnë. Në zonën ku ai ka banesën në fshatin Siar të Delvinës, në zonën e Delvinës dhe në zonën e Sarandës ishte shumë e vështirë që t’i të mblidhje informacion për atë. Kjo tregon se ai në komunitetin ku jeton ka bërë shumë ndere, ka hapur shumë vende pune, ka ndihmuar njerëz në nevojë, pasi kishte pasur mundësi”.
Hoxha ka thënë se për këtë çështje ka ndërhyrë edhe DEA amerikane, që sipas gazetarit nuk ndërhynë për çështje të hashashit, por merret me hetime për drogat e forta. Ajo është bërë pjesë e hetimeve për Balilin pasi dyshohet se ai është pjesë e një organizate të fuqishme të trafikimit të drogës, të shtrirë mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Në muajin shkurt, policia greke dhe shërbimet e DEA-së në Athinë kanë bërë një takim ku ka qënë e pranishme edhe Policia Shqiptare, dhe ata ju kanë bërë të ditur se kërkojnë bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare, për të luftuar një grup ndërkombëtarë të lëndëve narkotike. DEA-amerikane është futur sepse në 17 prill të vitit 2015 është kapur një shtetas britanik i cili transportonte 23 kg kokainë, duke e futur në qytetin britanik në Londër, dhe rezultonte që ai po e bënte këtë për llogari të këtij grupi. Sepse kemi të bëjnë me një grup të strukturuar, të fuqishëm, i shtrirë mirë në disa vende të Evropës qendrore, por e ka bazën në Shqipëri dhe Greqi”.
Ndërkaq, Hoxha ka shpjeguar në emisionin Opinion arsyet e përfshirjes së DEA-s amerikane në hetimin ndaj “Escobarit të Ballkanit”, shtetasit shqiptar Klement Balili. Sipas tij, policia greke dhe zyra e DEA-s në Athinë, kanë bërë një kontakt në muajin shkurt, ku dhe kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të policisë shqiptare, ndërsa ata ja kanë bërë të ditur se kërkojnë bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar një grup ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Hoxha tha se për të sqaruar se pse ka ndërhyrë DEA në këtë aksion, së pari, ajo nuk merret me hashashin, sipas tij, ajo merret me gjëra të mëdha. “Është futur DEA sepse me 17 prill të vitit 2015 është kapur një shtetas britanik, i cili transportonte 23 kg kokainë nga Ekuadori, duke e futur në kryeqytetin britanik Londër, ndërsa ka rezultuar, se ai po e bënte këtë trafik për llogari të këtij grupi”.
Hoxha theksoi se Policia e Shtetit ka dështuar 4 herë në operacione për kapjen e Klement Balilit “Hera e parë është operacioni “Santa Quaranta” në verë, dhe nuk e kanë kapur dot. Operacioni i dytë ka qënë në muajin tetor kur ishte identifikuar që Klement Balili ndodhej në Sarandë, dhe lëvizte më një mjet të blinduar. Ditën që forcat operacionale të shkuara nga Tirana i kanë bërë pritën në qafën e gjashtës mjeti ka lëvizur në të njëjtin intererar që e ka pritur policia, por ai ka lënë celularin aty dhe policia ka ndjekur celularin. Kanë kontrolluar mjetin dhe nuk e kanë gjetur. Hera e tretë është kur ai ka shkuar për të ndjekur skuadrën e tij të Delvinës, e cila sponsorizohet nga kryetari i bashkisë që është edhe nipi i vetë. Policia e ka ditur këtë gjë ka marrë masa me civilë, por çuditërisht ai nuk ka qënë në atë ndeshje”.
Avokati Spartak Ngjela, ka theksuar në Opinion, se u interesova se kur ka ardhur letër-porosia nga pala greke, por këta e kanë mbyllur menjëherë. Ngjela theksoi se arsyeja e reagimit të shpejtë të ambasadorit amerikan në lidhje me Balilin, vjen pasi ai ka një pozicion tepër të rëndësishëm në lidhje me reformën në drejtësi në vendin tonë. Sipas tij, ata që pengojnë reformën në drejtësi, janë edhe ata që bëjnë një gjë të tillë. “Nuk mund të jesh jashtë një sensi politik, rasti është më i thellë sesa duket”, tha Ngjela. Ndër të tjera, avokati bëri me dije se përgjatë investigimit të tij shtatëmujor, kjo çështje ka këto ngërçe, letër-porosia është vonuar.
Enkelejd Alibeaj, i cili është edhe autori i ligjit të marrëdhënieve juridiksionale me jashtë, theksoi në Opinion se në muajin maj është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga pala greke për Klement Balilin. Alibeaj tha se jo më kot ambasadori amerikan ka shkuar që në maj dhe ka kërkuar arrestimin e Balilit, sipas tij, ai nuk mund të shkonte nëse nuk do kishte një urdhër-arresti, thjesht me llafe pazari. “Cfarë ndodh me urdhër-arresti ndërkombëtar? Urdhër-arresti ndërkombëtar lëshuar nga çdo vend anëtar i konventës përkatëse shpërndahen nga një qendër që është në të gjithë Europën dhe është në Lion të Francës. Urgjentisht ky urdhër-arresti ndërkombëtar, nga Lioni i Francës ka ardhur në Shqipëri. Ku do thuas ti, tek “Interpol Albania”, që është pjesë e Ministrisë së Brendshme. Pyetja është se çfarë duhet të bësh në këto raste? MB ka dy alternativa që duhet të bëjë. E para, të njoftojë Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë. Dhe para që të bëjë këtë gjë, duhet të bëjë edhe këtë gjënë tjetër. Të lokalizojë se ku është dhe ta arrestojë”.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u kujtoi të pranishmëve në emisionin Opinion, se kemi ardhur këtu për të bërë një debat nëse ka ndikim politik në arrestimin ose mos arrestimin e Klement Balilit. Balla theksoi se disa prej të debatuesve këtu në emision kanë qenë të pranishëm edhe në debatin e parë të organizuar në lidhje me këtë fakt, Alibeaj nuk ka qenë, por kolegu i tij ka pranuar se atëherë nuk ekzistonte një urdhër-arresti ndaj Klement Balilit. Ndërkaq, ai bëri me dije se atë ditë kemi cituar njoftimin e policisë greke të datës 8.5.2016 nga autoritetet greke u finalizua operacionit duke u sekuestruar 700Kg marijuanë, disa telefonë dhe 15 shtetas, në personat nën hetim edhe një shtetas, i quajtur Klement Balili.
Juristi Çlirim Gjata ka theksuar në emisionin Opinion se politika i përdor sa herë ka nevojë në kohë fushatash zgjedhore dhe jo vetëm, tipat e ngjashëm si Klement Balili. Gjata, bëri me dije, se problemi këtu qëndron tek mënyra e financimit të partive politike dhe një e tillë duhet të rregullohet me ligj. Ai tha se ne duhet të rregullojmë sistemin e financimit të partive politike, deri atëherë, kur një parti zbulohet se është financuar nga një mënyrë e paligjshme, kryeministri duhet të japë dorëheqjen.
Preç Zogaj pjesë e panelit të emisionit “Opinion” e ka quajtur një skandal mos arrestimin e Klament Balilit nga ana e Policisë. Për Balilin i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit” ka ardhur një urdhër-arresti ndërkombëtarë, ka thënë Zogaj dhe ai duhet arrestuar. “Nëse Shqipëria demokratike e hapur këtu e 25 vjet, qenka një vend ku të kërkuarit nga Interpoli mund të gjejnë një strehë këtu dhe të mos i prekë njeri dhe as mos t’i kërkojë njeri, ky është një skandal”.