Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u ndal në Padova ku u tha bashkatdhetarëve se Shqipëria ka ndryshuar shumë gjatë qeverisjes socialiste.

Sipas Ballës, sot Shqipëria është modeli i luftës kundër korrupsionit për vendet e tjera të rajonit, është një destinacion i sigurt turistik, por që duhet të shtojë kapacitetet akomoduese.

Ndaj Balla u tha bashkatdhetarëve në Padova se ata duhet të kthehen dhe të investojnë në shtëpitë e tyre pasi Paketa e Maleve, që miratohet së shpejti në Kuvend, do t’ua lehtësojë procedurat.

Teksa u bëri thirrje që të regjistrohen për të votuar, Balla u tha bashkatdhetarëve se PS do e çojë vendin në BE.

Klan News