Në takim me emigrantët shqiptarë në Prato, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla tha se synon jo 71 vota, por një shumicë të cilësuar në parlamentin e ardhshëm.
“Ndoshta ne nuk jemi më të mirët, apo jo? Po më të mirë se ne nuk ka. Dhe takova nja dy këtu që kishin ardh çik me turp se ngaqë janë me PD-në, edhe thamë, ore do vimë se do ja japim votën Partisë Socialiste po nuk dum të na shohin ato të fisit tonë atje. Rri i qetë se dhe fisi jot është bërë me PS-në”, u shpreh Taulant Balla.
Së shpejti, tha Balla, mbi 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga ligji i ri për pensionet që do të miratohet në parlamentin italian.
Sipas Ballës, së shpejti do të nisë edhe programi “Mësues për Italinë për mësimin e Gjuhës Shqipe për fëmijët e emigrantëve”.
Klan News