#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Pas 9 vitesh pritjeje, është inaguruar Xhamia e Namazgjasë në Tiranë. Presidenti turk Erdogan erdhi për herë të gjashtë në Shqipëri. Ai ka ardhur në vitin 2004 për të takuar kryeministrin Nano, në 2009 dhe 2011 për të takuar Berishën, në 2015 për të inaguruar punimet për xhaminë e madhe të Tiranës dhe shtëpitë e tërmetit në 2022. Lëvizja e tij në Ballkan nuk është e pavëmendshme për shkak të vëmendjes ndërkombëtare që ka krijuar për veten, por edhe për shkak të një politike të jashtme agresive që synon të rrisë influencën e Turqisë në ato vende që janë konsideruar pjesë të Perandorisë Osmane. Erdogan ka ardhur edhe për të ndarë një lloj vizioni për problemin në Palestinë dhe Izrael, i cili duket se është i ndryshëm nga ai i kryeministrit të Shqipërisë.

Të Ftuar : Berat Buzhala, Gerta Zaimi, Edlira Durmishaj, Redi Shehu, Ergys Muzhaqi, Kreshnik Osmani

Në Skype: Gloria Shkurti Ozmdemir dhe Gazmend Teqja

Pse s’ishte prezent kreu i KMSH në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë? Imami Teqja shuan dyshimet

Pse nuk ishte prezent në inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë Kreu i Komunitetit Mysliman? Ka qenë kjo një ndër pyetjet më të shpeshta pas zhvillimit të ceremonisë ditën e sotme.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, myftiu i Tiranës, njëherazi dhe imami drejtues i Xhamisë së Namazgjasë, Gazment Teqja ka thënë se kreu i KMSH-së nuk ka ishte prezent pasi s’ka qenë në Shqipëri.

Imami Gazment Teqja: Për momentin xhamia më e madhe në Ballkan dhe për mua është kënaqësi e madhe që janë drejtues i kësaj xhamie.

Blendi Fevziu: Sa vende ka kjo xhami?

Imami Gazment Teqja: Vetëm xhamia, salla e faljes brenda, holli i brendshëm, rreth 5 mijë vetë që mund të falen. Së bashku me ambientet e jashtme, mund të falen mbi 8 mijë vetë. Kam frikë se nuk e mbulon dot nevojën për të falë Bajramin.

Blendi Fevziu: Pse u vonua kaq shumë ndërtimi i xhamisë?

Imami Gazment Teqja: Ndërtimi ka zgjatur më shumë se 3-4 vjet. Deri pak kohësh nuk ishte përfunduar komplet me të gjithë detajet. Nuk di të them pse u vonua. Falenderojmë Zotin që më në fund u arrit.

Blendi FevziuJu ishit sot mikpritësi kryesor, ku ishte kryetari i Komuniteti Mysliman?

Imami Gazment Teqja: Sot kryetari i Komunitetit Mysliman nuk ka qenë në Shqipëri, ka qenë në udhëtim në dijeninë time. Më kanë caktuar mua si myftiu i Tiranës brenda të gjitha rregullave sepse myftiu i Tiranës është ai që menaxhon dhe kontrollon aktivitetin fetar dhe të gjithë kultet në rrethin e Tiranës. Nga ana e rregullores, mua më takon që ta menaxhoj.

Kureshtarë për koston e Xhamisë së Namazgjasë? Shifrën marramendëse e zbulon imami Teqja

Për të gjithë ata që janë kureshtarë për vlerën e Xhamisë së Namazgjasë, Imami Gazment Teqja ka zbuluar se ka kushtuar rreth 35 milionë Euro. I ftuar në emisionin “Opionin” në Tv Klan, imami ka dhënë më shumë detaje rreth projektit të Xhamisë së Namazgjasë.

Blendi Fevziu: Ju ishit sot mikpritësi kryesor, ku ishte kryetari i Komuniteti Mysliman?

Imami Gazment TeqjaSot kryetari i Komunitetit Mysliman nuk ka qenë në Shqipëri, ka qenë në udhëtim në dijeninë time. Më kanë caktuar mua si myftiu i Tiranës brenda të gjitha rregullave sepse myftiu i Tiranës është ai që menaxhon dhe kontrollon aktivitetin fetar dhe të gjithë kultet në rrethin e Tiranës. Nga ana e rregullores, mua më takon që ta menaxhoj.

Blendi FevziuKosot e mëdha të operimit, kush do i paguajë këto kosto?

Imami Gazment Teqja: Ka ambiente ndihmëse që do të shfrytëzohen për të mirëmbajtur xhaminë. Gjëja më e mirë në këtë formë që mos ta rëndojë buxhetin e Komunitetit Mysliman.

Blendi Fevziu: Pse u zgjodh ky dizajn dhe jo ai modern që ishte më para?

Imami Gazment Teqja: Kjo është histori krejt tjetër nga ajo e xhamisë që do bëhej pas Pallatit të Kulturës. Ka qenë dëshira e kryeministrit që të bënte një xhami moderne, ajo nuk u realizua. Tani, kur u bë kërkesa, mesa di unë, kërkesën e ka bërë shteti shqiptar, pala shqiptare për nevojat e Komunitetit Mysliman ja ka bërë Turqisë se ne e kishim të pamundur me këto vlera që kap xhamia. Edhe shteti shqiptar ka kontributin e vet sepse një pjesë të pronës e ka shpronësuar rreth 10 mln Euro mesa kujtoj unë. Nuk plotësohej me tokën që kishim ne.

Blendi Fevziu: Sa ka shkuar vlera e xhamisë?

Imami Gazment Teqja: Rreth 35 milonë Euro.

“Burka të ndalohet me ligj”, aktivistja debat me Buzhalën: Je islamofob obsesiv!

Gazetari Berat Buzhala e konsideron xhami politike xhaminë e Namazgjasë që u inaugurua në Tiranë nga Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti turk Erdogan.

Kjo për faktin sepse sipas Buzhalës nuk ka përse të vijë në Shqipëri Presidenti turk për inaugurimin e xhamisë, aq më tepër kur në aktivitet nuk ishte i pranishëm as kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Këto deklarata, Buzhala i bëri në emisionin Opinion në Tv Klan, ku u përfshi në një debat me aktivisten Edlira Durmishaj, e cila e quajti Buzhalën “islamofob obsesiv”.

Nga ana tjetër, gazetari tha se burka në Shqipëri duhet të ndalohet me ligj.

Edlira Durmishaj: Unë e kuptoj përderisa ju keni problematika personale… unë mbaj mend që në hapësirën publike me ju jam njohur tek ai shkrimi i çadrave në Prizren dhe titujt kanë qenë goxha të ashpër dhe replikat…

Berat Buzhala: Sot e kësaj dite unë e mbështes faktin që femra shqiptare nuk duhet të jetë komplet e mbuluar.

Edlira Durmishaj: Ju jeni një islamofob obsesiv. Atëherë.

Blendi Fevziu: Edhe tani njësoj është nuk ka ndryshuar.

Berat Buzhala: As atëherë as tani. I mbroj ato qëndrime që duhet të ndalohet me ligj burkën.

Edlira Durmishaj: Mendoj që duhet parë ndoshta edhe politikisht, ka ardhur koha, që të pranoni që jemi këtu mor njeri. Jemi këtu.

Berta Buzhala: Unë e di që jeni këtu.

Edlira Durmishaj: Jemi, jo vetëm frymojmë. Por jemi dhe jemi faktor. Dhe kjo prapë është politike.

Shqipëria apo Turqia, kush e ka drejtimin e Xhamisë së Namazgjasë? E zbulon imami Teqja

“Drejtimin e bordit të Xhamisë së Namazgjasë e kanë shqiptarët”, kështu është shprehur imami i Tiranës dhe njëherazi drejtuesi i këtij objekti kulti, Gazment Teqja.

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, imami Teqja ka thënë se shumica e bordit do të jetë shqiptarë, ndërsa një pjesë do të jenë nga Turqia që t’i mbështesin me eksperiencën e tyre.

Blendi Fevziu: Pse u zgjodh ky dizajn dhe jo ai modern që ishte më para?

Imami Gazment Teqja: Kjo është histori krejt tjetër nga ajo e xhamisë që do bëhej pas Pallatit të Kulturës. Ka qenë dëshira e kryeministrit që të bënte një xhami moderne, ajo nuk u realizua. Tani, kur u bë kërkesa, mesa di unë, kërkesën e ka bërë shteti shqiptar, pala shqiptare për nevojat e Komunitetit Mysliman ja ka bërë Turqisë dhe Turqia se ne e kishim të pamundur me këto vlera që kap xhamia. Edhe shteti shqiptar ka kontributin e vet sepse një pjesë të pronës e ka shpronësuar rreth 10 mln Euro mesa kujtoj unë. Nuk plotësohej me tokën që kishim ne.

Blendi Fevziu: Sa ka shkuar vlera e xhamisë?

Imami Gazment TeqjaRreth 35 milonë Euro.

Blendi Fevziu: Pse duhet një bord administrimi ku të ketë edhe përfaqësues nga Turqia, edhe nga Shqipëria?

Imami Gazment Teqja: Bordi i menaxhimit ose fondacioni që do të menaxhojë xhaminë, shumica e bordit janë shqiptarë. Kreu i bordit jam unë. Ndërsa Turqia, si investitor nuk ka asgjë të keqe të na mbështesin edhe në eksperiencën e tyre dhe të kënaqen me punën që kanë bërë vetë. Nuk ka asnjëlloj problemi, ama vendimmarrjen dhe drejtimin e kemi ne. Drejtimi është shqiptar, patjetër që në bashkëpunim me ata, por drejtimi është shqiptar. Jemi shumicë. Që të mos ketë aludime dhe keqkuptime. Nuk jemi ndjerë mirë që para 2 ditësh padashje ose nga dashakeqësia nuk di të them, filloi një vepër kaq e madhe që më në fund arriti të ju vihej në dispozicion besimtarëve myslimanë, por jo vetëm, deshën që t’i humbnin shkëlqimin duke thënë jo “turk, jo kështu e jo ashtu”. Muhabete që nuk kanë lidhje dhe nuk kanë bazë.

“Namazi në Xhaminë e Namazgjasë nuk meriton emrin e adhurimit”, ish-pronarët e tokës: S’jemi dëmshpërblyer

“Shteti shqiptar ka kontributin e vet për Xhaminë e Namazgjasë sepse një pjesë të pronës e ka shpronësuar rreth 10 mln Euro. Nuk plotësohej me tokën që kishim ne”, ka qenë kjo deklarata që ka bërë myftiu i Tiranës, Gazment Teqja në “Opinion” në Tv Klan.

Nuk ka vonuar shumë dhe ish-pronarët e tokës ku është ndërtuar xhamia kanë reaguar në emision, mesazh të cilin e ka lexuar “live” gazetari Blendi Fevziu. Alban Bala, i cili ka dërguar mesazhin thotë së është trashëgimtar i familjes për tokën ku sot është e ndërtuar Xhamia e Namazgjasë.

Në emër të familjes Kruja, Bala shprehet se kjo tokë është marrë pa hallall pasi shton se nuk janë dëmshpërblyer nga shteti për ndërtimin e xhamisë. Më tej, ai thotë se “namazi në këtë xhami nuk meriton emrin e adhurimit përsa kohë mbi atë vend rëndon ofshama e dhimshme e padrejtësisë”.

Blendi Fevziu: Vetëm një sekondë sepse kam një mesazh. Familja Kruja për përgjigje të asaj që tha myftiu i Tiranës thotë që toka nuk është dëmshpërblyer nga shteti. Thotë “toka na është grabitur”. Alban Bala, poet, trashëgimtar i familjes thotë: Toka e marrë pa hallall e kësaj ndërtese e bën atë një objekt kulturor, por jo një xhami. Logjika e ‘tokës së xanun’ nuk ndërton as moral, as fe dhe as shoqëri etike, nuk besoj se namazi në këtë xhami meriton emrin e adhurimit përsa kohë mbi atë vend rëndon ofshama e dhimbshme e padrejtësisë. 3 breza njerëzish janë përballë kujtdo që guxon të përligj një vjedhje. Me keqardhjen më të thellë për krejt pandjeshmëritë e një bashkësie fetare në 10 vite! Familja Kruja.

/tvklan.al