Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im

Palestina

Rama: Nuk marrim refugjatë palestinezë

Edi Rama e ka mohuar edhe njëherë prerazi se Shqipëria nuk do të bëhet pjesë e planit të SHBA-së për zhvendosjen e banorëve të Rripit të Gazës. Edhe pse i habitur me këmbënguljen e organizatorëve për ta përfshirë në panelin ku u diskutua situata në Lindjen e Mesme në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri...

Shkurt 16, 2025

Netanjahu: Shteti palestinez të krijohet në Arabinë Saudite

Pas konfuzionit që krijoi Donald Tramp me propozimin për rindërtimin e Rripit të Gazës të rrafshuar nga lufta izraelite, duke larguar prej andej banorët palestinezë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu hedh idenë e shpërnguljes së tyre të përhershme në Arabinë Saudite. “Sauditët mund të krijojnë një shtet palestinez brenda Arabisë Saudite. Kanë hapësira të bollshme atje.”...

Shkurt 7, 2025

Propozimi i Trump për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza, Shehu: Nuk e bëri as ushtria më mizore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, doli të martën me një propozim sipas të cilit palestinezët do të zhvendosen nga Rripi i Gazës duke i hapur në këtë mënyrë mundësinë SHBA-së që të administrojë territorin e ta zhvillojë ekonomikisht atë. Por kjo deklaratë e tij, e bërë krah kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu,...

Shkurt 5, 2025

Kosova ndan gjysmë milioni Euro për palestinezët në Gazë

Qeveria e Kosovës ka ndarë gjysmë milioni euro si ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë, pas arritjes së armëpushimit më herët gjatë këtij muaji, që ndali luftën 15-mujore në enklavën palestineze. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e...

Janar 31, 2025

80-vjetori i Holokaustit, Rama: Izraeli dhe Palestina, dy shtete sovrane

Prej 2005-ës kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën që 27 janari të kujtohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit. Pikërisht në këtë datë, 80 vite më parë u çlirua nga forcat sovjetike kampi nazist i përqendrimit dhe shfarosjes, Auschwitz-in famëkeq ku u vranë 1.1 milion hebrenj. Rezoluta ndalon cdo forme te mohimit te...

Janar 27, 2025

Izraeli, palestinezët shqyrtojnë mundësinë e një pauze në luftime

Izraelitët dhe palestinezët po sinjalizojnë përpjekje të reja drejt një marrëveshjeje armëpushimi qoftë edhe të kufizuar, për herë të parë që prej një viti. Marrëveshja do të ndalonte luftimet në Gazë dhe do të kthente në Izrael disa nga pengjet që ende mbahen në enklavën palestineze. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i tha...

Dhjetor 12, 2024

Opinion – Kush do ta menaxhojë Xhaminë e re të Tiranës? (10 Tetor 2024)

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Pas 9 vitesh pritjeje, është inaguruar Xhamia e Namazgjasë në Tiranë. Presidenti turk Erdogan erdhi për herë të gjashtë në Shqipëri. Ai ka ardhur në vitin 2004 për të takuar kryeministrin Nano, në 2009 dhe 2011 për të takuar Berishën, në 2015 për të inaguruar punimet...

Tetor 11, 2024

Videoja shkakton zemërim, ushtarët izraelitë filmohen duke hedhur trupat e pajetë të palestinezëve

Ushtria izraelite thotë se ka nisur një hetim pasi disa ushtarë u filmuan duke hedhur trupat e tre palestinezëve të vdekur nga një çati pas një aksioni në Bregun Perëndimor të pushtuar. Pamjet e këtij incidenti u filmuan në veri të Qabatiya-s dhe aty shfaqet edhe një buldozer që merr dhe lëviz trupat. Videoja ka...

Shtator 21, 2024

BE-ja ka frikë se Bregu Perëndimor do të shndërrohet në një “Gazë e re”

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi se rritja e dhunës në Bregun e pushtuar Perëndimor që kur ka shpërthyer lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – nënkupton se ky territor rrezikon të bëhet një “Gazë e re”. Dhuna në Bregun Perëndimor, që...

Shtator 10, 2024

Erdogan i “mbyll derën” Izraelit: Nuk ka bashkëpunim me NATO-n deri në vendosjen e paqes në Palestinë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan përjashtoi çdo mundësi për vazhduar bashkëpunimin e Izraelit me NATO-n. “Deri në vendosjen e paqes gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Palestinë, përpjekjet për bashkëpunim me Izraelin brenda NATO-s nuk do të miratohen nga Turqia”, tha Erdogan. Kreu i shtetit turk foli gjatë një konference për shtyp në Uashington, si pjesë...

Korrik 12, 2024