Të ftuar:

Bilal Kasemi,

Luan Hajdaraga,

Avenir Peka

Emisioni “Opinion” në TV Klan, ka të ftuar mbrëmjen e sotme, Bilal Kasami, kreu e partisë “BESA” në Maqedoni. Kasami theksoi se BDI i ka thyer shpresat për shqiptarët, pavarësisht faktit, se ai ka qenë pjesë aktive e zhvillimeve përgjatë periudhës 2001 deri në 2008. 

Ndër të tjera, ai bëri me dije se shqiptarët e Maqedonisë edhe pse në aspektin formal dhe juridik, si rezultat i luftës së 2001, arritën në disa avancimeve të pozitave të tyre fatkeqësisht nga dështimi i politikanëve, të cilët morën përsipër që të implementojnë marrëveshjen e Ohrit dhe frymën e kësaj marrëveshje, shqiptarët e Maqedonisë realisht sot jetojnë në një situatë shumë më të vështirë se të para vitit 2001. “Si rezultat i dështuar i këti subjekti politik, pas 2001, VRMO DPMNE mori guxim t’u imponojë shqiptarëve një stemë, e cila ishte një stemë bullgare, apo një stemë partiake e VRMO dhe mori guxim që i gjithë Shkupi, të rezlizojë një kopsht të statujave me heronj maqedonas, heronjt të cilët edhe nuk e dimë për kontributin e tyre. Por nëse krahasojmë përmasat e skulpturave të heronjve tanë kombëtarë me ata të tyre, e mbi të gjitha, heronjt shqiptar janë realizuar nga financat e vetë shqiptarëve dhe jo si rezultat e fenincave apo kontributeve të shtetit maqedonas. Ndërsa nga ana tjetër, skulptura të papërfillshëme të heronjve maqedonas, janë vendosur në sheshet e shkupti dhe mbi të gjitha janë harxuar rreth 1 miliard euro buxhet dhe financa edhe të shqiptarëve është një nënçmim i shqiptarëve të Maqedonisë”.

Kreu i partisë “BESA” në Maqedoni, Bilal Kasami, ka theksuar se shqiptarët asnjëherë nuk patën një subjekt politik që t’i mbrojë ata, në aspektin e të drejtave të tyre kombëtare dhe ekonomike. Kasami tha se biznesmenët shqiptar në Maqedoni diskriminohen në dy fronte, diskriminohen nga funksionar të kësaj partie në pushtet, në anën tjetër, diskriminohen edhe nga institucionet e këtij shteti. Ai, bëri me dije, se këta biznesmenë, këta shqiptarë e kanë të pamundur të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Blendi Fevziu: A ka nga ju maqedonasit, z.Kasami që të krijohen dy sfera me njëra-tjetrën, që do të thotë, se shqiptarët të dominojnë dhe të administrojnë zonën e tyre dhe maqedonasit zonën e tyre? Pra a kemi dy Maqedoni, brenda kësaj Maqedonie? 

Kasami: Ka dy tendenca që po zhvillohen paralel në Maqedoni, që të ndahet Maqedonia në linja etnike dhe tendenca tjetër është që Maqedonia të jetë një shtet qytetar, që të jetë në nivelin e çdo qytetari, kjo ndarje në linja etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, fatkeqësisht ka ndodhur përgjatë këtyre 10 viteve të fundit, kur në qeveri ka qenë partia nacionaliste maqedonase VMRO DPMNE dhe BDI e cila ishte në shërbim të kësaj partie.

Blendi Fevziu: Z.Kasami ju keni marrë 5 deputetë deri tani dhe pretendoni të merrni edhe një tjetër? Ku do shkojnë votat tuaja? 

Kasami: Votat tona do të shkojnë në drejtim të përmirësimit të asaj që na u mohua ndër vite.

Blendi Fevziu: Si? 

Kasami: Duke përpiluar një platformë kombëtare, platformë të cilën do t’ua ofrojmë të gjithë subjekteve politike shqiptare, me pikat të cilat do të duhen që të implementohen nga qeverisja e ardhshme, kushdo qoftë ajo.

Kryetari i Lëvizjes BESA, ka thënë se problemet e shqiptarëve në Maqedoni janë kombëtare, janë problemet të identitetit të tyre etnik dhe jo probleme fetare. “Asnjë moment nuk kemi pasur ne atje probleme fetare. Dhe jo rastësisht në Maqedoni është më e theksuar dimensioni fetar sepse për shqiptarët në Maqedoni ka qënë problem që në ambiente të pastra etnike të flitej shqip, të mësohej shqip, por në asnjë moment nuk ka qënë problem të mësohej dhe praktikohej feja islame”, është shprehur Kasami.

Më tej ai ka treguar edhe rolin e Lëvizjes BESA “Për këtë është në skenën politike Lëvizja Besa, t’ju rikthejë, të drejtat kombëtare shqiptarëve të Maqedonisë”. Po ashtu Kasami ka thënë se Lëvizja BESA nuk ka sfond fetar. Bilal Kasami ka theksuar në Opinion se partia “BESA” nuk është financuar nga shteti turk dhe as nuk është financuar ndonjëherë, në mënyrë të tërthortë nga institucione apo shoqata që lidhen me institucionet e shtetit të Turqisë.

Ai ka theksuar se filozofia e lëvizjes “BESA” është një filozofi që mbështetet mbi vlerat tradicionale të shqiptarëve dhe që respekton identitetin kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë. Kasami tha se ne vlerësojmë se ky identitet është ai i cili do të rikthejë shqiptarët e Maqedonisë të jenë një komb, të cilët do të mund të identifikohen si të tillë në Maqedoni, bash në kohën kur kemi një akulturim të theksuar si rezultat të zhvillimeve të fundit në Maqedoni, ku shqiptarëve iu imponohen vlera, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me traditën e tyre kombëtare. Ndër të tjera, kreu i “BESA-s”, nënvizoi se kemi tentuar që të krijojmë njësërë të drejtash që shqiptarët e Maqedonisë t’i gëzojnë, ku fatkeqësisht atëkohë nuk u arriten, por që shpresojnë të realizohen kësaj radhe. Kasami tha se lëvizja BESA është munduar të krijojë marrëdhënie shumë të mira edhe me Tiranën dhe Prishtinën, është e vërtetë që marrëdhëniet e lëvizjes Besa me subjektet politike në dy shtetet shqiptare, kanë qenë në drejtim, të një axhende kombëtare.


Aleppo është duke jetuar orët e tmerrit ku ushtria siriane përgatitet të marrë plotësisht pushtetin e dytë më të madh në vend. Për këtë është duke u diskutuar në pjesën ë dytë të emisionit “Opinion”. I ftuar në studio lidhur me këtë temë është edhe Avenir Peka i cili ka kryer studimet pikërisht në Siri, shkruan. Peka ka thënë se gjeneza e konflikteve daton në periudhën e revolucioneve të ashtuquajtura në botën Arabe: “I vetmi vend ku revolucionet ngecën është Siria, duke e kthyer në një luftë civile, për disa arsye që janë të brendshme dhe të jashtme. Mendoj që Siria po dëshmon që është një shtet me rëndësi më të madhe strategjike nga sa është menduar fillimisht”, është shprehur Avenir Peka.

I ftuar në studion Luan Hajdaraga ka thënë se përgjegjësia kryesore për viktimat  është e Rusisë.  “Sepse bombardimet janë marrë kryesisht nga Rusia”, është shprehur Luan Hajdaraga. Luan Hajdaraga ka theksuar në Opinion se marrëveshjet për bisedime në Siri, kanë dështuar.

Për Avenir Pekën lufta që po zhvillohet në Aleppo, rritja dhe fuqizimi i ISIS në Siri dhe Irak, si dhe gjetja terren në këto shtete, ka ndikuar nga mos alternimi i forcave rebele me ushtritë e huaja.

Më tej, Hajdaraga, ka bërë me dije se aty nuk flitet vetëm për një fraksion për ushtrinë e lirë siriane, aty janë dhjeta grupe rebele, aty ekziston një konglomerat forcash militare, të cilat janë shumë të vështira për t’u kontrolluar. Sipas tij, janë bërë disa tentativa në Gjenevë për t’u ulur në biesedime me to dhe nga pala e opozitës nuk ka vajtur asnjë njeri për të biseduar.