Të ftuar në studio: Gazmend Koduzi, Arjan Mezini, Najada Çomo dhe Gjergj Koja.
Najada Çomo: Nëse vijon trendi rritës i rasteve të reja, rrezikojmë mbyllje të pjesshme
Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, njëherësh dhe anëtare e Komitetit Teknik, Najada Çomo, ka shpjeguar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan për mbylljen e universiteteve për një muaj.
Çomo u shpreh se vendimi është marrë pasi janë shtuar shumë rastet me COVID dhe universitetet shihen si një institucion risku për të përhapur COVID
“Më lejo që në cilësinë e Komitetit Teknik, duke parë trendin e infektimeve u pa e udhës që për një muaj të zhvillohet mësimi online”, tha ajo.
/tvklan.al