Të ftuar: Ilir Kulla, Klodiana Lala, Mirela Milori, Enri Çeno, Adri Nurellari dhe Klevis Balliu.
Parashikoi fitoren e Donald Trump në vitin 2016, çfarë mendon sot shefi i sondazheve
Shefi i sondazheve “Trafalgar Group” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Robert Cahaly, parashikoi në vitin 2016 fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, në një kohë kur pothuajse të gjitha sondazhet nxirrnin fituese Hillary Clinton.
Sot, 4 vite më vonë, Robert Cahaly ka folur në një lidhje me Skype me gazetarin Drini Zeqo për emisionin Opinion në Tv Klan, ku është shprehur sërish i bindur në fitoren e Donald Trump.
Ai parashikon se kreu i Shtëpisë së Bardhë do të marrë një fitore të dytë me 270-275 vota.
Sulmi në Vienë, Klodiana Lala: Antiterrori po vëzhgon 30 persona të kthyer nga Siria
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se pas sulmit në Austri shërbimet sekrete në Shqipëri kanë shtuar kontrollet. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lala tha se antiterrori ka kaluar nga gjendje jeshile në atë portokalli dhe po vëzhgon më shumë se 30 persona të kthyer nga Siria.
Po ashtu forca të shumta policie do të ketë në pikat kufitare dhe në institucioneve me rëndësi të lartë, siç janë ambasadat e huaja.
Sulmi në Austri, gazetarja e Klan Macedonia: Kush janë dy shqiptarët e tjerë që po hetohen
Dy shqiptarë të tjerë po hetohen nga autoritetet austriake dhe ato maqedonase, të cilët dyshohen se kanë komunikuar me Kujtim Fejzullahun, autorin e sulmit terrorist në Vienë të Austrisë.
Gazetarja e Klan Macedonia, Xhumadije Ibrahimi, tha në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, se këta dy shqiptarë të tjerë janë me iniciale A.G. dhe U.A. Ata janë me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe austriake.
Moderatorja Albana Nanaj: Isha shumë afër vendit kur ndodhi sulmi në Austri, u tmerruam
Moderatorja Albana Nanaj në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan nga Austria ka treguar gjithçka çfarë ka ndodhur në Vienë një natë më parë.
Nanaj tha se ka qenë shumë afër sulmit dhe në fillim nuk ka kuptuar gjë se çfarë ka ndodhur, por më pas e kishte kuptuar që kishte ndodhur sulmi terrorist sepse kishin nisur sirenat e ambulancave edhe policisë.
/tvklan.al