Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për të zhvilluar bisedime me Presidentin e SHBA, Donald Trump.
Në lidhje me takimin, Macron tha më herët se do të paralajmëronte Trumpin që të mos shfaqej i dobët ndaj Presidentit rus, Vladimit Putin.
Ai shtoi se do të kërkonte të bindë Presidentin Trump se interesat e SHBA-së dhe Evropës janë në një linjë. Macron deklaroi se kjo do të thotë se çdo marrëveshje paqeje duhet të negociohet me ukrainasit dhe evropianët rreth tryezës.
Takimi Macron-Trump vjen pasi SHBA zhvilloi bisedime të drejtpërdrejta me Rusinë për herë të parë që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia.
Ai mbahet në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Udhëheqës të tjerë evropianë kanë qenë në Kiev në shenjë mbështetjeje./tvklan.al