#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Një rrëfim i rrallë i Lorik Canës, një prej ikonave të ekipit kombëtar të Shqipërisë. 14 vjet lojtar i ekipit kombëtar, njeriu me më shumë ndeshje të luajtura me Shqipërinë, kapiten për një periudhë të gjatë, kapiten që e çoi Shqipërinë në Euro 2016 për herë të parë në Francë. Cana ka përgatitur një dokumentar për arbëreshët e Italisë që shfaqet të enjten në orën 19:00 në kinema “Millenium”. Përveç rrugëtimit të tij, raportit me arbëreshët dhe si vjen ky dokumentar, ka bërë një rrëfim për faktin sesi erdhi tek Shqipëria në vitin 2002, si iu duk Shqipëria në momentin që zbriti në aeroportin e Rinasit të asaj kohe. Ai ka mbajtur një qëndirm për vdekjen e 14-vjeçarit dhe për problemet që adoleshentët kanë pak a shumë, siç thotë ai 75% të kohës e kaloj me fëmijët tani për të qenë sa më pranë tyre dhe është në dijeni të këtyre problematikave. Njëkohësisht Ka mbajtur qëndirm për fishkëllimat e tifozëve shqiptarë për himnet e skuadrave të tjera që vijnë në Tiranë që është një nga ngjarjet më të turpshme dhe aspak dinjitoze për shqiptarët, por edhe për rrugën e Shqipërisë në Euro 2024 dhe Ligën e Kombeve. Cana ka sjellë kujtimet e tij nga ndeshja Shqipëri-Greqi e vitit 2014 dhe Serbi-Shqipëri e 14 tetorit 2014.

Një dokumentar për arbëreshët nga Lorik Cana: Mision për të promovuar kulturën

“Udha” quhet dokumentari i realizuar nga fondacioni Lorik Cana ‘“Një gjak, një gjuhë, një besë”, i cili është një udhëtim në mes të arbëreshëve të Italisë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Cana ka rrëfyer rrugëtimin e tij, raportin me arbëreshët dhe mënyrën si vjen ky dokumentar.

Lorik Cana: Kam dashur që t’i jap dritë arbëreshëve për historinë e jashtëzakonshme që kemi për të ndezur këtë dritë, meritojnë vëmendje të jashtëzakonshme. Kanë qenë moment kyç në historinë tonë. Doja të bëj një rrugëtim nëpërmjet meje, njerëzit t’i zbulojnë nëpërmjet nesh në mënyrë spontane. Këtë e kemi bërë në 3-4 udhëtime. Misioni, për të promovuar kulturën dhe për të ndezur dritë për arbëreshët dhe e dyta, arsyeja është edhe një mesazh që kam për të ja kaluar njerëzve tanë. Kemi një emigracion të madh dhe nëse mund të frymëzohemi ne nga këta. Kemi përdorur arbërishten dhe shqipen moderne, asnjëherë italishten

Blendi Fevziu: Pasi mbarove vizitat, çfarë ndjeve?

Lorik Cana: Mësova historinë, mësova vështirësinë, krijova rrjet miqsh.

Lorik Cana thotë se nesër në kinema do të shfaqet një trailer i gjatë, material për rreth 40 minutash ku do të përmblidhen 5 seritë e dokumentarit që do të dalin në fillim të vitit tjetër në televizion.

“A është ky ekipi më i mirë që ka pasur Shqipëria?”, Cana: Nga cilësia dhe nga brumi ndoshta po, por…

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ishte i ftuar në një intervistë në emisionin Opinion në Tv Klan ku ndër të tjera foli edhe për ekipin aktual duke thënë se është një skuadër me cilësi të jashtëzakonshme.

I pyetur nëse ky është ekipi më i mirë që ka pasur Kombëtarja, Lorik Cana u shpreh se e ka të vështirë të japë një përgjigje, teksa theksoi se nga cilësia ndoshta edhe mund të jetë grupi më mirë, por kujtoi edhe periudha kur në ekip kishte lojtarë të mëdhenj pa përmenur emra.

Lorik Cana: Nuk besoj se ka një transformim aq të madh të ekipit. Kur luan në Ligën e Kombeve sidomos te liga B pothuajse të gjitha skuadrat janë të niveluara. Është një kompeticion i ri që unë nuk e kam përjetuar. Siç të thashë tani ne në vendin e fundit kthehemi…

Blendi Fevziu: Ndeshja e djeshme ishte dy anë krejt të kundërta një pjesë e  parë mizerabël dhe një pjesë e dytë emocionuese. Zakonisht Shqipëria dështonte në fund të pjesës së dytë, tani befas dhe me Çekinë dhe në ndeshjen e djeshme Shqipëria transformohet në pjesën e dytë. Është gabim teknik, i rreshtimit, trajnerit apo lojtarëve?

Lorik Cana: Shumë gjëra nuk i ke ti në dorë, sidomos kur ndryshon loja është edhe kundërshtari që luan ndryshe. Thjesht është pjesa e ekipit që është një ekip jashtëzakonisht me shumë cilësi. Djemt janë të rinj. Kanë nevojë për pjekuri. Unë mendoj që Europiani ju ka dhënë një dorë të madhe dhe Shqipëria pavarësisht këtyre humbjeve që ka hapsirë për përmirësim, por është aty dhe është solide dhe koherente është. Pastaj se ka nevojë për përmirësim sigurisht që ka.

Blendi Fevziu: A është ky ekipi më i mirë ky i sotmi që ka sot Shqipëria?

Lorik Cana: Nuk e di Blendi është shumë vështirë ta thuash. Nga cilësia dhe nga brumi ndoshta edhe mund të jetë, por në disa momente kemi pasur skuadër me lojtarë të mëdhenj. Gjenerata ime e fundit ka qenë një skuadër me një karakter të jashtëzakonshëm. Është moemntet që i kishim kaluar që kanë bërë që ai ekip u pjek dhe kaloi sfida të jashtëzakonshme.

Ndeshja historike Shqipëri-Serbi, kujtimet e Lorik Canës pas 10 vitesh: Futbollistët serbë më thanë…

Kanë kaluar 10 vjet nga ndeshja Shqipëri-Serbi, një përballje për të cilën Lorik Cana shprehet në emisionin “Opinion” në Tv  Klan se ia rikujtojnë shpesh. Ish-kapiteni i kombëtares kujton episodin dhe përjetimin e të ndjerit për herë të parë i cenuar në fushën e blertë.

Lorik Cana: Kur e kemi bërë atë ndeshje nuk kishim një ide. Ishim përgatitur edhe të na gjuanin me sende të forta. Ishim aty për të luajtur, për të bërë lojën sa më të mirë dhe për të vazhduar se e  kishim filluar me atë fitoren me Portugalinë dhe Danimarkën. Në momentin që ndodhi episodi, në asnjë moment s’kam menduar që e përjetoj të jesh i cenuar në fushë.

Blendi Fevziu: Pate ndonjë moment frikë për ekipin?

Lorik Cana: Portierët.

Blendi Fevziu: Ishin agresivë serbët?

Lorik Cana: Jo, kur u futëm brenda jo pastaj. Deri te tuneli kemi ngrënë pak dru, por kur e kaluam tunelin pastaj…

Cana kujton edhe reagimin e futbollistëve serbë që ishin në skuadër te Lazio me të.

Blendi Fevziu: A të ka qëlluar më mbrapa të flasësh me ndonjë prej futbollistëve serbë?

Lorik Cana: Unë kisha dy në skuadër. Kisha Dushanin dhe Gjorgjeviçin.

Blendi Fevziu: Ke biseduar ndonjëherë më me ta?

Lorik Cana: Patjetër.

Blendi Fevziu: Çfarë thoshin?

Lorik Cana: Keqardhje.

Blendi Fevziu: As ata nuk donin që ajo të ndodhte?

Lorik Cana: Shumica e tyre e dinë që gjithsesi  që përveçse cenon imazhin e vendit të tyre,  cenon edhe rezultatin pastaj

/tvklan.al