Të ftuar:
Preç Zogaj,
Artan Hoxha,
Lorenc Vangjeli,
Spartak Ngjela
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me atë që do të ndodh në ditët në vijim në negociatat mes PD dhe PS. Ngjela është shprehur se në ditët në vijim do të ketë shkarkim të krerëve të policisë në 12 qarqet e vendit dhe po ashtu sipas Ngjelës Ministrinë e Brendshme e merr Amerika, pra shefat dhe drejtorët e policisë do vijnë me propozim amerikan. “Sa e njoh unë politikën amerikane ajo merr policinë në dorë, kërkon policinë, Rama po ja u lëshon. Rama ka nënshkrua aleancë me Berlinin dhe BE. Unë po ju them çfarë ndodh, do ta marrin policinë”. Sipas Ngjelës Rama ka lëshuar disa pika, pasi kjo i është kërkuar nga negociatorët. Ngjela tha më tej se Basha nuk kërkon garancinë e zgjedhjeve, por destabilizminin e vendit, ndaj edhe PD duhet të marrë masa urgjente për të ndërruar kreun e partisë.
Analisti Artan Hoxha, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po tërhiqet zvarrë nga koha edhe pse karrigen kryeministrore nuk ka ndërmend t’a lëshojë. Hoxha tha se kryeministri ka arritur në një pikë, ku i thonë se lësho ministrat kryesorë, ndërro edhe drejtorët e policisë dhe për gjithçka tjetër bie dakord, përveç largimit nga posti i kryeministrit. Ai tregoi se Rama është në presionin e kohës dhe një pozicioni plotësisht të drejtë të opozitës, kjo jo vetëm nga këndvështrimi opozita, por edhe nga peshimi i logjikës të faktorëve që kërkojnë të garantojnë zgjedhje të pranueshme dhe të besueshme. Pavarësisht klimës së krijuar, Hoxha theksoi se ka shanse që kriza të zgjidhet nëse do ekzistonte vullneti mes palëve. “
Kriza do të zgjidhej edhe pas tre ditësh, nuk ka afat për zgjidhje. Zgjidhja e duhur e gjen zgjidhjen e vet edhe pas 30 ditësh
”, deklaroi ai.
Analisti Preç Zogaj është shprehur në emisionin “Opinion”, se Rama do të lëviz nga pozicioni i tij, pra do të bëjë lëshime për të arritur në negociatat me PD. “Pra Rama do të tërhiqet, nuk e imagjinoj dot të mos tërhiqet”. Sipas Preç Zogajt nëse PS nuk tërhiqet do të shkoj në zgjedhje vetëm, por kjo do të forcojë edhe më tepër Partin Demokratike.
Gazetari Lorenc Vangjeli, sonte, në studion e emisionit “Opinion” ka deklaruar se po ndodh edhe një vetting tjetër në Ministrinë e Brendshme me drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit. Vangjeli theksoi, në 2:45 sekonda në video, se edhe ata po kalojnë në vetting dhe për një rast të tillë po pyeten amerikanët. Më sipër, ai, kumtoi se do të shpenzohen të gjitha mundësitë për të bindur opozitën për të hyrë në zgjedhje. Sipas tij, mund të ketë edhe një zgjidhje në ekstrem qoftë edhe për atë tabunë e qeverisë teknike, pasi si Rama dhe Meta janë të bindur në fitore.
Lajmi i publikuar pak më parë nga mediat online ku thuhej se Rama dhe Berisha janë shkëmbyer në të njëjtat ambientet, është komentuar edhe në studion e emisionit ‘Opinion’.
Nga lajmi u tha se Rama dhe Berisha kanë shkëmbyer edhe batuta mes tyre, por analistët e ftuar në panelin e emisionit ‘Opinion’ e kanë quajtur këtë një lajm të pa vërtetë.
Ngjela: Ça merreni me këto? (Dhe më pas qesh)
Vangjeli: Hipoteza që tregon se Rama mund ta takoj shpesh Berishën (qesh).
Hoxha: Këto janë mesazhe që i çojnë njerëzit, e pashë këtu dhe pastaj supozimet.