Të ftuar:
Mesila Doda,
Henri Çili,
Baton Haxhiu,
Agron Duka,
Preç Zogaj,
Armand Shkullaku
Lidhje direkte me: Ben Blushi
Të ftuarit e mbrëmjes në emisionin “Opinion”, kanë hezituar, t’i përgjigjen pyetjes se cila nga palët fitoi nga marrëveshja politike mes Ramës dhe Bashës. Pjesë e panelit në emision janë Baton Haxhiu, Agron Duka, Mesila Doda, Preç Zogaj, Armand Shkullaku dhe Henri Çili. Pyetjes se kush është fituesi dhe humbësi nga marrëveshja e nënshkruar mes Ramës dhe Bashës, ata janë përgjigjur:
“
Mendoj se ka qenë problemi i LSI-së dhe PDIU-së që të bashkoheshin duke parë dhe numrin e votave. Unë mendoj se i fituar ka dalë Rama. Por e parë nga një këndvështrim tjetër është një fitore as e njërit dhe as e tjetrit. Kjo është një marrëveshje e Gjirit të Lalëzit dhe Markatës së Peshkut
”, tha Shkullaku.
“
Rama donte një datë që të përjashtonte partitë e vogla
”, tha Agron Duka, kryetari i PAA.
“
Por PD sot ka fituar një lider, por jo si ai që ka pasur. Por njeriu i cili ka shpëtuar PD-në është Sali Berisha
”, tha Baton Haxhiu.
Analisti Henri Çili e ka konsideruar marrëveshjen Rama-Basha si fillimin e një kulture të re politike për të lënë shtetin në një anë dhe për t’i hapur rrugën konkurrencës së partive në zgjedhje. Këtë deklaratë, Çili e bëri sonte në emisionin “Opinion”, ndërsa shtoi se kjo marrëveshje afirmon një gjeneratë të re politike, e cila është kompromisi i dytë më i rëndësishëm, pas marrëveshjes Nano-Berisha në vitin 2002. Mirëpo, ai theksoi se kjo marrëveshje është një levizje që përqëndron pushtetin në duart e dy partive të mëdha. Më tej, Çili tha se askush nuk duhet të ketë turp ta shprehë se kjo është një marrëveshje për të ritheksuar mbipartitizmin në Shqipëri. Sipas tij, ky është sistemi i fundit elektoral kështu siç është pasi do ketë zhvillime të tjera që do shkojnë drejt mbipartitizmit.
Deputetja e PDIU-së Mesila Doda, sonte, përgjatë emisionit “Opinion” në TV Klan, ka përmbledhur me një batutë marrëveshjen politike mes Ramës dhe Bashës, në orët e para të ditës së sotme. Doda tha se të gjithë ata që patën merak tregun ‘Çam’, të merren me tregun kinez kësaj radhe, duke nënkuptuar se marrëveshja politike mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Basha nuk është asgjë tjetër përveçse një pazar politik. Ajo ka akuzuar partitë e mëdha PD-PS për marrëveshjen, për zgjedhjet e 25 qershorit, sipas të cilës partitë e vogla do të dalin të vetme në zgjedhje. Deputetja e PDIU-së është shprehur se kjo ka si synim zhdukjen e partive të vogla dhe është një pazar mes partive të mëdha. “
E vetmja gjë që arriti kjo marrëveshje është që partitë e vogla të mos futen në zgjedhje
”, tha ajo. Më tej, Doda tha se ata u ulën bashkë pas presionit të LSI dhe PDIU. “
E dini pse u ulën ata të dy bashkë, sepse dje LSI dhe PDIU u tha se nuk mund të vazhdoni kështu, uluni e zgjidhni ngërçin. Dhe rënë dakord që të ulen bashkë vetëm e vetëm që të mos kenë koalicione
”, u shpreh deputetja e PDIU-së.
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, sonte, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Opinion” është shprehur se marrëveshja Rama-Basha, më tepër se për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka si synim ndarjen e parave publike. Blushi përshëndeti futjen e opozitës në zgjedhje, duke e konsideruar atë si një gjë shumë pozitive. Ndërsa theksoi se kjo nuk është një marrëveshje për cilësinë e zgjedhjeve, por për futjen e më shumë partive në zgjedhje. Më tej, kreu i LIBRA-s, tregoi se Rama dhe Basha nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, kanë vendosur të ndajnë parat publike. “
Dua të them dy fjalë. Opozita të hynte ne zgjedhje dhe jam dakord me çdo kusht përfshirë dhe rënien e kësaj qeverie. Kjo nuk është marrëveshje për cilësinë e zgjedhjeve por është marrëveshje për bashkëqeverisje. Kjo ka zeruar moralin politik të çadrës. Nëse i thua partisë do rrimë në çadër tre muaj për të marrë doganat, hipotekat dhe burgjet e Shqipërisë? Çfarë është kjo? A ka marrëveshje politike. Kjo është nevojë për të ndarë paratë publike. Të më thotë dikush në studio nëse janë kufizuar financimet për zgjedhje? Por jo po i administron Basha dhe Rama. Kam shumë të drejtë që është një pakt për bashkëqeverisje. Ai pranoi që të humbi zgjedhjet duke pranuar që Edi Rama ti fitojë. Vetëm janë ndarë në tavolinë portofola ministrash. Por në planin afatmesëm do të qerohen këto dy qeveri
”, tha Blushi.