#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Të ftuar: Jurgen Kopliku, Jorgesta Lito, Gerald Osmani, Denisa Osmanllari, Ella Corbett, Redona Dedja, Taulant Bushati, Matilda Mazari
Shqiptarë që janë larguar në kohë të ndryshme, ata që kanë kaluar malet për të shkuar në Greqi, ata që kanë kaluar detin me gomone për të shkuar në Itali por edhe ata që kanë kontrata të drejtpërdrejta pune me jashtë kohët e fundit, do të jetë fokus i emisionit “Opinion” ditën e sotme në rubrikën “Shqiptarë në botë” në serinë e saj të trembëdhjetë. Emisioni do të trajtojë një lloj miksimi të historive dhe eksperiencave të emigrantëve shqiptarë që vazhdojnë jetën e tyre në vende të ndryshme të botës.
Shqiptari që ka hapur dyqan me rroba të përdorura në fund të botës dhe ia vendosi emrin Albania
Gerald Osmani u largua drejt Kilit në moshën 24-vjeçare në vitin 2015 ku punonte për një kompani. Sot, ai së bashku me një shokun e tij, kanë hapur biznes me rroba të përdorura në këtë vend të Amerikës së Jugut.
Rrobat e përdorura i marrin nga vendet e Europës dhe i tregtojnë në Kili. Dyqaneve të rrobave të përdorura i ka vendosur emrin “Albania”.
Gerald Osmani: Ka 3 vite që kemi hapur biznesin tonë këtu në Kili që është kryesisht me rroba të përdorura. Edhe të reja, por shumica me rroba të përdorura, i importojmë nga Europa, i sjellim këtu dhe kemi magazina shumice, edhe dyqane. Dyqaneve ju kemi vënë emrin “Albania”. Kemi 9 dyqane, domethënë 3 magazina me shumicë dhe 6 dyqane me pakicë, 5 nga të cilat janë më të mëdhatë në qendrat e qyteteve.
Blendi Fevziu: Ti qofsh që ke hapur biznes 600 kilometra nga Santiago, kur Santiago vete merret fundi i botës. Geraldi është vetëm 1 orë e gjysmë me avion nga fundi i botës, nga Antarktida. Bëjeni vetë llogarinë.
Punon me CIA-n? Korçarja që ka vizituar 112 vende të botës dhe ka jetuar në 18 shtete
Thuajse 28 vite e ikur nga Shqipëria, korçarja Ella Corbett ndau sot në “Opinion” historinë e saj tejet interesante. U largua në vitin 1997 për në SHBA me bashkëshortin e saj amerikan. Por ky udhëtim do të ishte pikënisja e shumë eksperiencave të tjera.
Nga Turkmenistani, vendet ish-sovjetike e deri në Kosovë, ajo ka jetuar në 18 shtete të ndryshme në 27 vite! Siç thotë Ella fillimisht pasi merrej me projektet e BERZH dhe fakti që fliste shumë mirë rusisht i dha shumë mundësi për punë.
-Ke qenë me punë apo turiste?
Ella Corbett: Me punë, kam udhëtuar si turiste në 112 vende të botës.
-Po ça pune ke bërë? Se ti e di po lëvize shumë shqiptarët thonë do jetë spiune, e Shërbimeve Sekrete.
Ella Corbett: Të them të drejtën shumë persona që takoj të parën gjë që thonë është “Punon për CIA-n”?
/tvklan.al