#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
Të ftuar: Enita Mema, Denisa Kele, Avenir Peka, Blerim Gjeladini, Tomor Alizoti, Erikleo Çapa, Erikleo Çapa
Si po ndikon sot teknologjia në jetën e përditshme dhe si po përdoret ajo në konfliktet e mëdha të ngritura në të gjithë botën. Aktualisht janë 93 vende të përfshira në konflikte të niveleve të mëdha e të vogla, por padyshim luftërat e mëdha të hapura që sot janë në Europën lindore dhe Lindjen e Mesme. Disa ditë më parë, një ngjarje tronditëse shokoi opinionin publik botëror, por edhe institucionet e sigurisë. Një numër biperash, një teknologji shumë e vjetër filluan të shpërthejnë në të njëjtën orë, në të njëjtën kohë në të gjithë Libanin. Rreth 2900 biperë shpërthyen njëkohësisht duke vrarë rreth 9 persona dhe duke plagosur mbi 2800 të tjerë. Shpërthimet ishin një shok i vërtetë sepse nuk po kuptohej nëse kishin ardhur duke u nxehur baterinë apo kishin eksploziv brenda. Një ditë më pas, kur shumë zona të Beirutit po varrosnin viktimat ose po merreshin me të plagosurit, filloi shpërthimi i radiove të dorës në dipsponim të Hezbollahut. Pas këtyre gjendej Shërbimi Sekret i Izraelit, Mossad-i. Çfarë po ndodh me teknologjinë në botë? Deri ku Mossad-i që konsiderohet një nga agjencitë më të avancuara, po shkojnë drejt përdorimit të teknologjisë në nivele të paimagjinueshme?
Çfarë fshihet pas shpërthimit të biperave? Eksperti tregon si u realizua aktivizimi i eksplozivit
Një sulm i padëgjuar më parë ishte ai i Izraelit ndaj Hezbollahut disa ditë më parë: Me mijëra pajisje të vogla komunikimi, të njohura si “biper” që përdoren nga anëtarët e Hezbollahut në Liban u shpërthyen njëkohësisht duke shkaktuar 9 të vrarë dhe rreth 2800 të plagosur. Operativë të Izraelit kishin arritur që të vendosnin brenda këtyre pajisjeve një sasi të vogël eksplozivi dhe një çelës për ta shpërthyer në distancë.
Por si u bë aktivizimi i këtij eksplozivi? I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan është eksperti i Inteligjencës Artificiale, Erikleo Çapa, i cili thotë se mendohet që është aktivizuar me lazer përmes një frekuence me dron.
Erikleo Çapa: Aktivizimi mund të jetë bërë me frekuenca satelitore. Duke çuar një dron që lëshon frekuenca me lazer. Mendohet që është aktivizuar me lazer me një frekuencë me dron. E lë me minutazh kur bëhet frekuenca që është vendosur biperi. Secili prej tyre i ka pasur në xhep, në vende të ndryshme të trupit dhe ka pasur një dëm dhe në persona të tjerë.
Blendi Fevziu: Si përgjohet?
Erikleo Çapa: Unë do të vendos këtë dronin spiunazh që krijon grafinë në kohë reale të ambientit, që është më e lehtë se një Cola bosh. Fluturojnë në kohë reale. Skanojnë personat dhe ambientin në kohë reale, personat dhe japin informacione live në kohë reale. Këto transferohen direkt në kompjuterin qëndror.
“Njësia izraelite e të rinjve me autizëm shpërtheu biperat e Hezbollahut”
Kjo deklaratë është bërë nga eksperti i çështjeve të sigurisë Avenir Peka në emisionin Opinion në Tv Klan, ku diskutohej për luftën Izrael-Hezbollah.
Disa ditë më parë, mbarë opinioni botëror u shokua nga shpërthimi në të njëjtën kohë i biperave në Liban dhe Siri që përdoreshin nga anëtarët e Hezbollahut.
Përflitet se brenda biperave ishte montuar më parë eksploziv nga shërbimit sekret izraelit, MOSSAD, por kjo agjenci as nuk ka mohuar e as nuk ka pohuar këto zëra.
Avenir Peka thotë se Izraeli ka një njësi teknologjike të quajtur 8200 që përbëhet nga të rinj të moshave 18-21 vjeç. Sipas tij, brenda kësaj njësie ekziston një njësi më e vogël e përbërë nga të rinj autikë. Pikërisht kjo njësi, thotë Avenir Peka, ka qenë e përfshirë në sulmin e koordinuar për shpërthimin e biperave në distancë.
“Izraeli është shteti më i avancuar në teknollogji, që nga themeli në ’47 është një shtet që ka qenë në kushtet e mbijetesës i rrethuar nga vende armiqësore. Disavantazhin numerik e ka kthyer në avantazh duke përdorur teknologji. Njësia 8200 është jashtëzakonisht e specializuar brenda shërbimit sekret ushtarak që përbëhet nga djem e vajza të reja 18-21 vjeç. Kur dalin në jetën private merren me start up. Brenda kësaj njësie ka mininjësi që përbëhet nga djem e vajza autikë. Njësia që është marrë me këtë operacion janë të rinj e të reja autikë. Personat me autizëm në momentin që shfaqin një talent janë të jashtëzakonshëm në atë fushë. Ajo çfarë e bën shumë të veçantë është sepse ka një kombinim midis degëve të tjera të shëbrimit sekret që është MOSSAD dhe pastaj veprimi teknologjik që ka ndodhur”, u shpreh Avenir Peka.
Alizoti: Izraeli i fuqishëm teknikisht, por sot është i dobët politikisht
Izraeli është i fuqishëm teknikisht, por sot është i dobët politikisht, sipas Tomor Alizotit. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Alizoti thotë se problemi i Izraelit në rajon është se duhet të krijojë marrëdhënie të fuqishme me Arabinë Saudite.
Tomor Alizoti: Izraeli duhet të fitojë politikisht, që do të thotë, çështjet politike nuk zgjidhen me ushtri dhe me teknikë. Çështja e Izraelit është politike. Problemi i Izraelit në rajon është se Izraeli duhet të krijojë marrëdhënie të fuqishme me Arabinë Saudite.
Bombardimet në Gaza, gjithë ata njerëz të vdekur nuk i prodhojnë mbështetje. Izraeli është i fuqishëm teknikisht, por sot është i dobët politikisht. Hamasi është vështirë të shkatërrohet sepse është ideologji. Izraeli ka ndërhyrë dhe do të ndërhyjë në Liban. Libani është i vakët, nuk e rrezikon Izraelin.
Hezbollahu, trupë guerrile që e lodhin dhe e ngacmojnë Izraelin. 2 vende që janë të rëndësishme në atë zonë që është Irani, Egjipti, disi dhe Turqia. Por Turqia ka pozicion tjetër. Irani e sulmon Izraelin nëpërmjet Hezbollahut dhe Hamasit, por Izraeli e ka taktikën që këto vende t’i neutralizojë dhe nuk janë të dëmshme. Megjithatë ata ka disa kohë që e lodhin Izraelin.
/tvklan.al