#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale nuk pati vëmendjen qw duhet të kishte. Kandidatja e opozitës Gordana Siljanovska mori në raundin e parë mbi 360 mijë vota. Stevo Pendarovski i LSDM-së mori 180 mijë vota. Bujar Osmani i BDI mori mbi 120 mijë vota dhe Arben Taravari i koalicionit opozitar shqiptar VLEN, i mbështetur nga Vetëvendosja e Albin Kurtit, mori 83 mijë vota. Nga ana tjetwr, rezultati i balotazhit po pritet me mjaft interes, për shkak se pritet që ai të ketë ndikim edhe në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa një koalicioni i mundshëm i VMRO-DPMNE me pro-rusët dhe pro-serbët po shihet me shqetësim si për pozicionin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për raportet e këtij vendi me fqinjët, kryesisht Bullgarinë dhe Greqinë.

Zgjedhjet në RMV, Menduh Thaçi: Partia që pretendon qeverisjen rrezikon moszgjedhjen e Presidentit nëse nuk bën koalicion me shqiptarët


Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë temë e mbrëmjes së sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I ftuar për të folur lidhur me rezultatet e këtyre zgjedhjeve pjesë e panelit ishte edhe kryetari i PDSH, Menduh Thaçi.

Gjatë fjalës së tij Thaçi vuri theksin tek zgjedhjet presidenciale, pasi në balotazh duhet të dalin të votojnë 40% e qytetarëve, ku shprehet se partia që pretendon të qeverisë vendin nëse nuk bën koalicion me shqiptarët rrezikon moszgjedhjen e Presidentit.

Ndër të tjera Menduh Thaçi tha se çështja kryesore është se çfarë do të bëjnë shqiptarët në raport me zgjedhjen e Presidentit pasi mungesa e tyre në zgjedhje vendos në pikëpyetje të madhe zgjedhjen e Presidentit.

Blendi Fevziu: Pas dy mandatesh thuajse të LSDM duket që VMRO është në revansh të plotë. Çafrë po ndodh, pra po duket se po shkon drejt një rrotacioni Maqedonia apo jo?

Menduh Thaçi: Po, opozita maqedonase i fiton zgjedhjet, por në Maqedoni ka një çështje që karakterizon zgjedhjen e Presidentit pasi duhet që në balotazh të dalin të votojnë 40% e qytetarëve, por kjo është e pamundur pa pjesëmarrjen masive dhe të shqiptarëve. Fjalori politika, programi që ka përdorur opozita për mos të thenë ndonjë fjalë të rëndë është tërësisht nacionalist (kundër shqiptarëve) dhe 49% është dalja në Maqedoni në raundin e parë dhe në atë 49% kemi 25% shqiptarë dhe partia që pretendon të qeverisë vendin nëse me Shqiptarët nuk bën ndonjë marrëveshje ata shkojnë drejt rrezikimit të moszgjedhjes se Presidentit.

Blendi FevziuÇfarë risqesh ka fitorja e VMRO dhe çfarë sjell një qëndrim në pushtet të LSDM që duket i pamundur.

Menduh Thaçi: Nuk është ashtu sepse kandidati i katërt që ka afër 83 mijë vota, është një ish-funksionar i LSDM-së.

Blendi Fevziu: Që mund të bashkojë votat me LSDM?

Menduh Thaçi: Nuk e di a do të ndodh kjo, por zgjedhjet presidenciale është shumë e vështirë të projektohen në zgjedhjet parlamentare pasi dalja do të jetë me e madhe dhe çështja kryesore është se çfarë do të bëjnë shqiptarët në raport me presidentin. Si do të deklarohen dy koalicionet kryesore pasi në mungesë të shqiptarëve zgjedhja e Presidentit është një pikëpyetje e madhe. Sa i përket zgjedhjeve parlamentare mendoj që me të drejtë VMRO krijon një famë që i ka fituar zgjedhjet, por sipas analizave të mia ata nuk janë më shumë se 49 apo 48 deputetë dhe kjo nuk u garanton atyre fitoren.

Blendi Fevziu: Cilat janë pikat kryesore të VMRO si program?

Menduh Thaçi: Është një program i ngritur në etiketim të liderit të BDI, Ali Ahmeti dhe BDI që ata janë e keqja më e madhe e Maqedonisë. Ata bëjnë një truk që të mos duken nacionalist dhe racist. Fjalën shqiptarë e zëvendësojnë me emrat e politikanëve shqiptarë dhe partisë më të madhe shqiptare. Mendoj që kjo është retorikë propagandë e tolerueshme dhe unë pres që ata shumë shpejtë ta ndryshojn këtë qasje. Unë mendoj që zgjedhjet paralamentare do të kenë një rezultat krejt ndryshe dhe mundësia e vetme është koalicioni me frontin tonë, me Frontin Europian.

Menduh Thaçi: Kam kontakte me VMRO, por kemi 3 kushte për koalicion me ta. Albin Kurtit do t’i vendos shkelmin


Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e opozitës VMRO doli e para. Më pas u renditën kandidati i partisë në pushtet LSDM dhe presidenti aktual, Pendarovksi.

Më pas erdhën Fronti Europian i drejtuar nga shqiptarët me kandidat Bujar Osmanin dhe koalicioni tjetër VLEN i përbërë nga shqiptarët me kandidat Arben Taravarin, pjesë e të cilës ishte dhe Vetëvendosja e Albin Kurtit në Kosovë.

Emisioni Opinion në Tv Klan diskutoi mbrëmjen e kësaj të marte për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të jenë në një ditë me zgjedhjet parlamentare.

A do të bëjë koalicioni më i madh i shqiptarëve Fronti Europian i drejtuar nga BDI e Ali Ahmetit, koalicion me VMRO? Analisti Baton Haxhiu ka pyetur në studio Menduh Thaçin e PDSH-së, pjesë e koalicionit Fronti Europian, nëse ka kontakte me partinë më të madhe opozitare maqedonase. Menduh Thaçi pranoi personalisht se ka, por ai theksoi se shqiptarët kanë 3 kushte kryesore për koalicion me ta.

Sa i përket përfshirjes së Vetëvendosjes së Albin Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi tha se nuk do ta kursejë në raundin e dytë të presidencialeve, duke u shprehur se “do t’i vendosë shkelmin”.

Menduh Thaçi: Unë kam kontakte me VMRO. Fronti ka fituar bindshëm zgjedhjet. Fronti ka kusht për zotërinë, parakusht, nuk do jenë zgjedhjet e suksesshme nëse nuk pajtohet të ketë ndryshime kushtetuese.

Krijimi i qeverisë për Frontin nuk është i rëndësishëm numri 61, është i rëndësishëm numri 80. Pa këto gjëra nuk bisedohet.

Ata kanë nxjerrë para meje një argument të madh sipas tyre, për VMRO është problem Ali Ahmeti dhe BDI. Unë u kam thënë është problem data që duhet të jepni për ndryshimet kushtetuese. Asnjëfarë problemi nuk paraqet BDI dhe Ali Ahmeti.

VLEN figurën e Albin Kurtit me të cilin Fronti ka luftuar në zgjedhje, Albin Kurti është figurë e rëndësishme dhe ka një përgatitje të jazhtëzakonshme intelektuale dhe është shumë vështirë si shqiptar ta luftosh. Kur tani që VLEN e nxjerr Mickoskin, tani do ta shikojnë se çfarë është betejë politike, se unë kisha kujdes me gisht të prekë figurën e Albin Kurtit, tani shkelmin do ta ketë me Mickoskin.

Blendi Fevziu: Pse deri tani nuk e preke?

Menduh Thaçi: E preka aq sa duhet.

/tvklan.al