Dinamo synon të ruaj vazhdimësinë e rezultateve pozitive në javën e 16-të të Superligës. Kryeqytetasit sfidojnë Vllazninë, rival direkt për zonën final-four dhe momentalisht për vendin e tretë të renditjes.

Për teknikun Ilir Daja, ky 90 minutësh është tepër i rëndësishëm për të treguar edhe njëherë forcën e skuadrës, teksa u shpreh se ka programuar surpriza për sfidën me shkodranët.

“Secili ekip do u mëshojë atyre manovrave të veta, por që dilema në këtë rast është koha e shkurtër që kemi, kështu që përqindja e dilemave është akoma dhe më e madhe. Kam një grup futbollistësh shumë të përgjegjshëm kështu që besoj se do të japim maksimumin, pastaj në sport çdo gjë është tjetër dhe ngelet për t’u parë, për t’ia lënë fushës,” tha Ilir Daja.

Dinamo fitoi sfidën e raundit të parë të Superligës me përmbysje me shifrat 2-1. Dy ekipet janë pretendente për titull këtë sezon.

Klan News