Bekim Balaj do të jetë pjesë e Vllaznisë edhe për dy sezonet e ardhshme. Klubi shkodran ka njoftuar rinovimin me sulmuesin, deri në verën e vitit 2027.

Paraqitjet e shkëlqyera të treguara këtë sezon, kanë bindur drejtuesit për të “blinduar” me kontratë të re, fituesin e “Topit të Artë 2024” në Shqipëri.

Balaj numëron 14 gola të shënuar këtë sezon, në 24 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit shqiptar.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi jonë do të vazhdojë sëbashku me kapitenin tonë edhe për dy sezone të tjera. Suksese Bekim Balaj!”, shkruan klubi shkodran.

Vllaznia synon fitimin e titullit kampion dhe besojnë se me Balajn në formë, ky objektiv është më i realizueshëm, pavarësisht rivalitetit të madh.

/tvklan.al