Një orë xhepi e mbajtur nga udhëtari më i pasur në Titanik është shitur për gjashtë herë më shumë se çmimi i kërkuar, duke arritur në 900,000 Paund. Ora i përkiste biznesmenit John Jacob Astor dhe u vlerësua të shitej për 150,000 paund kur doli në shitje në Wiltshire.

Ai barazohej me një tjetër artefakt të Titanikut. Përfaqësuesi i ankandit, Andrew Aldridge e përshkroi koston totale si një rekord botëror.

Shuma e mëparshme më e lartë e paguar për një artefakt të Titanikut ishte për një violinë që u shit gjithashtu për 900,000 paund, por që me taksat dhe tarifat në atë kohë e çoi çmimin deri në 1.1 milion Paund.

Kjo do të thotë se tanimë shuma e paguar për orën e xhepit është më e larta e paguar ndonjëherë për një artikull të vetëm të mbetur nga Titaniku.

Klan News