Edhe pse nuk është më mes nesh, Kobe Bryant vazhdon të vendosë rekorde.

Atletet e ikonës së NBA që ai i veshi gjatë “ndeshjes së Akilit” u shitën në një ankand të Sotheby për $660,000 duke shënuar një çmim rekord.

Ylli i Lakers i veshi këto atlete në ndeshjen e 12 prillit 2013 kundër Golden State Warriors ku vazhdoi të luante edhe pse kishte këputur tendinën e Akilit. Atletet ishin pjesë e ankandit të quajtur “The One”.  Përpara se të shiteshin, ato gjendeshin në ekspozitë nga data 3 deri më 6 shkurt.

Nike Kobe 8 Elite “Lakers Home” u parashikuan të shiteshin për $600,000-$800,000.

Gjatë asaj ndeshjeje, Kobe nxori gjurin gjatë pjesës së dytë dhe këputi tendinën e Akilit në të katërtën, por nuk e ndali lojën duke bërë dy gjuajtje të lira teksa qëndronte në një këmbë.

Loja shënoi një moment historik pasi përfaqësonte “Mentalitetin  Mamba” të basketbollistit. Teksa iu drejtua dhomës së zhveshjes, ai u duartrokit nga të gjithë të pranishmit që ndiqnin ndeshjen. Shërimi i tij mori disa muaj, por më vonë u rikthye në NBA./tvklan.al