Ndryshe nga “Blue Origin” e Jeff Bezos, raketa “Starship” e SpaceX nuk ia doli dot të mbërrijë në destinacion. Anija kozmike e Elon Musk shpërtheu në Teksas, rreth 10 minuta pas nisjes. SpaceX e quajti një incident që ndodhi në mënyrë të papritur, pasi 6 motorë duket se u mbyllën një nga një gjatë fluturimit. Momenti i shpërthimit u filmua nga një turist në një plazh (të ishujve Bahamas), por pa e ditur se çfarë ishte ekzaktësisht.
First night in Turks and Caicos and we’re on the beach and see this.
— KingDomRedux (@KingDomRedux) January 16, 2025
👀 pic.twitter.com/CDPlLd70Yn
Ai e ka shpërndarë videon në rrjetin social “X”, ku shkruan “Nata e parë në Turks dhe Kaikos, jemi në plazh dhe papritmas shohim këtë”. Ndërsa teksa filmon, thotë se “nuk ka parë kurrë diçka të tillë në jetën e tij, se është çmenduri”. SpaceX e kishte mbushur anijen kozmike me 10 satelitë, po asgjë nuk shkoi sipas planit. Megjithatë arriti ta neutralizojë situatën.
Përpos kompanisë, të gjithë njerëzit e mbledhur në Teksas u zhgënjyen me këtë pamje.
Të dhënat e fundit të marra nga anija kozmike treguan një lartësi prej 146 km dhe një shpejtësi prej 21,317 km/h. Musk tha se bazuar te një analizë paraprake rezulton se rrjedhja e karburantit mund të ketë krijuar presion në një hapësirë pranë motorit. Raketa 123 m e gjatë u rrëzua në orët e vona të pasdites në plazhin Boca Chica, pranë kufirit me Meksikën. Ky ishte fluturimi i 7-të provë i SpaceX, për të realizuar ëndrrën e madhe të Musk e jo vetëm, që një ditë njerëzit të shkojnë në Mars.
/tvklan.al