Jemi në verë dhe të gjithë jemi duke vrarë mendjen se çfarë të veshim për t’u dukur të bukur në çdo këto ditë të nxehta dhe përvëluese. Pantallonat e shkurtra do të ishin zgjidhja perfekte, por jo gjithmonë ato janë të përshtatshme për t’u veshur aq më tepër kur janë të shkurtra ose tepë të shkurta. Ato konsiderohen si të papërshtatshme për t’u veshur në vende pune, zyre etj.

Megjithatë tendencat më të fundit të modës na nxisin për të guxuar. Pantallonat e shkurtra deri tek gjuri me një prerje klasike janë idealet për t’u dukur bukur dhe elegante madje edhe në vendet e punës.

Nëse nuk dini si ti kombinoni ato, sfilatat më në zë të modës na vijnë në ndihmë, teksa shpalosin idetë dhe kreativitetin e tyre në tapetin e kuq.

Pantallonat e shkurtra lino, me vija të cilat kanë një prerje klasike mund të kombinohen lehtësisht me një bluzë të thjeshtë, këmishë ose xhaketë klasike, dhe për ta kompletuar veshjen një palë sandale do të ishin perfektet për këtë stinë.

Stilistët rekomandojnë edhe pantallonat e shkurtra xhins, por gjithsesi ato ngelen përsëri një opsion i dytë.

/tvklan.al