Vera erdhi dhe është momenti i duhur që të tregoni arsenalin tuaj të veshjeve me ngjyra. Por mos harroni, asnjë veshje nuk do të duket bukur nëse nuk zgjidhni këpucët e duhura.
Trendet e kësaj vere janë të përshtatshme për të gjitha preferencat, rastet dhe mund të kombinohen lehtësisht pavarësisht në çfarë momenti të ditës ndodheni.
Mary Jane


Nga nuancat e ndezura te modelet me rrjetë, balerinat Mary Jane do t’i shihni kudo!
Sandalet e peshkatarit


Këto sandale janë edhe në versionin me takë. Janë të përsosura për të treguar pedikyrin.
Shapka me takë

Shapkat me takë janë shumë komode. Për më tepër kombinohen lehtësisht me fustane, funde apo pantallona treçerekëshe.
Shapka me gisht

Shapkat me gisht janë sërish në modë, madje propozohet versioni me takë.
Sandale me rripa

Sandalet me rripa s’duhet të mungojnë këtë verë. Veshja do të duket më fine me këtë trend që rikthehet gjithnjë./tvklan.al