Sipas MeteoAlb, depërtimi i masave ajrore nga Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites.
Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 33 gradë Celsius pritet vlera maksimale në qytetin e Gjirokastrës dhe Kuçovës.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor, kjo do të sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë./tvklan.al