Sipas MeteoAlb, vijon depërtimi i masave ajrore me origjinë Afrikane duke sjellë në Shqipëri mbizotërim të motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë orëve të paradites. Por pasditja do të sjellë kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë vendin ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore, megjithatë nuk priten reshjenë territor.
Temperaturat e ajrit do të jenë të larta si në mëngjes edhe në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në Ersekë 18°C ndërsa maksimalja pritet në zonat Jugore dhe qëndrore deri në 40°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor. Kjo do të bëjë që në në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 5 ballë./tvklan.al