Sipas MeteoAlb, vijojnë prezente masat ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar në territorin shqiptar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare përgjatë gjithë paradites.

Më të dukshme vranësirat do të paraqiten në dy skajet Verilindje dhe Juglindje të territorit; megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të rriten edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 °C vlera më e ulët në qytetin e Pukës deri në 19°C, vlera më e lartë e cila do të shënohet në Sarandë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi nga 30 – 35 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./tvklan.al