Sipas MeteoAlb, orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas mesditës pritet kalim i vranësirave, si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën Lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta, ku më të theksuara priten në zonat përgjatë shtrirjes lindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar reshje shiu. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës, ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë në nivele të larta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por edhe mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 30°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë./tvklan.al